in

Rusia ndalon katër video të AP-së për luftënnë Çeçeni

 

Një gjykatë në qytetin Nallçik të Rusisë ndaloi katër videoarkivore të agjencisë së lajmeve Associated Press (AP).

Videot nga lufta e Çeçenisë e viteve 1990 dhe 2000 u cilësuan si“propagandim i mizorisë”.

Njëra prej tyre tregon ushtarë rusë duke u mbajtur të burgosurnga luftëtarët çeçenë në vitin 1995.

Në këtë video, ecila është shikuar afro dy milionë herë, një oficer rus thotë se është trajtuar“shumë çuditërisht” dhe kritikon taktikat ruse në luftë.

Një video tjetër,po ashtu e vitit 1995, tregon rezultatet e sulmeve ruse në qytetet çeçene:Grozni, Argun dhe Shali.

Vendimi i gjykatës thotë se videot “lehtësojnë ndërmarrjen eveprimeve të paligjshme”, mund të provokojnë “pasoja negative shoqërore,ekonomike dhe të tjera”, si dhe shkelin “të drejtën e qytetarëve për të jetuarnë një shtet të bazuar në ligj, siç e garanton edhe Kushtetuta”.

Rusia ka zhvilluar dy luftëra kundër separatistëve në Çeçeni.

Lini një Përgjigje

Altari l hyjnive të fatit në Dardani

Stuhia "Bella" bënë kërdi në Britani dhe në Francë