in

Rusia do të jep shpirt në Ukrainë, kurse Serbia në Veriun e Dardanisë

Sherif Ramabaja

Koha po afrohet, që njëherë e përgjithmonë, të merr fund despotizmi rus dhe serb. Serbia arriti deri këtu duke shpresuar që Dardaninë ta ndajë, ose ta mbajë të pushtuar, por ajo kohë po perëndon.

 Rusia po ashtu më 2014 e pushtoi Krimenë dhe bënte plane që tërësisht ta pushtonte Ukrainën dhe të nisej drejtë pushtimeve të reja.

Putini mendoi se i kishte ardhur momenti për ta luftuar “nazizmin dhe fashizmin” (sipas propagandës ruse) dhe e u hodh në sulm për pushtimin e tërësishëm të Ukrainën, duke mos menduar që ky ishte edhe fillimi i fundit të tij. Ukraina do të bëhet dhe do të jetë varri i Rusisë.

Po ashtu pasardhësi i kriminelit Miloseviq, Vuçiqi mendonte ta ndiqte të njëjtën rrugë, por me metoda tjera, më perfide. Si duket edhe atij po i vjen fundi, dhe ku ? Pikërisht në Veriun e Dardanisë. Aty vetë e ka zgjedhur fushëbetejën, por kjo fushë betejë, do të jetë varri i tij dhe i Serbisë.

Despotizmi rus dhe serb si duket së shpejti do të përfundojnë dhe pikërisht së bashku. Evropa dhe Iliria do të fillojnë me një Rend të Ri, të përbashkët dhe demokratik.

Koha e skllavërimit dhe despotizmit, si duket do të përfundoi së shpejti me shpërbërjen e Rusisë dhe të Serbisë.

 Kjo ishte përpjekja e pasuksesshme e Rusisë për t´u ringjallur sërish, duke i pushtuar fqinjët dhe popujt jo rus, por po ashtu do të përfundojnë edhe planet e Serbisë, në të njëjtën mënyrë.

Në këto momente të vështira dhe vendimmarrëse do të duhej që ta kishim udhëheqjen e shtetin amë pas, në mënyrë që t´i arrinim synimet e plota si komb, por fatkeqësisht Dardania edhe në të kaluarën është ballafaquar me  situata përafërsisht të ngjashme.

Dardania e ka të qartë do të ballafaqohet edhe me presionin e bashkësisë ndërkombëtare, që në emër të ruajtjes së paqes dhe qetësisë t´i bëjë lëshime  serbisë, por ne duhet ta mbrojmë interesin kombëtar, shtetëror dhe demokratik, pa e dëmtuar askënd.

Ne nuk kemi synime që ta pushtojmë Serbinë, ta sulmojmë apo të shkëpusim territore nga ajo, edhe pse në realitet janë territore të trungut ilir, por ne po kërkojmë vetëm ta mbrojmë territorin e shtetit tonë, në kufijtë e njohur ndërkombëtar.

Kjo e drejtë është legjitime dhe e garantuar me konventa ndërkombëtare, prandaj nga kjo e drejtë ligjore nuk duhet të zmbrapsemi, i pëlqej kjo dikujt apo jo.

Koha që Dardania të konsolidohet dhe ta mbroj edhe çështjen kombëtare ka ardhur, por po ashtu është edhe momenti që perëndimi njëherë e përgjithmonë t´ia tregojnë vendin Rusisë e Serbisë.

 Këto procese tash e tutje nuk ndalen, vetëm duhet vepruar me mençuri që të arrihet maksimumi nga ajo që parashihet. Serbia e din që është në tokë të huaj, ajo synim ka që të arrij aq sa mundet dhe i lejohet, prandaj shqiptarët nuk duhet të kenë mëshirë ndaj saj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Mediat gjermane: konfrontim mes demonstruesve serbë dhe policisë

Shkrimtari Gani Mehmetaj në Düsseldorf bëri promovimin e romanit „Zogjtë e Qyqes“ dhe librin „Rugovën, si e kam njohur“