in

Rukiqi tregon për mënyrën e qarkullimit të punëtorëve në zonat e kuqe

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me anë të një shkrimi në Facebook, njoftoi për mënyrën e qarkullimit të punëtorëve që punojnë në qytetet ku zbatohet ora policore pas vendosjes së masave anti-COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.

“Punëtorët që punojnë në zonat e kuqe dhe ku ka orë policore, mund të lëvizin, përkatësisht të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një orë, pas fillimit të orës policore. Të njëjtit duhet të kenë vërtetimin që kanë qenë në orar të punës, deri në ora 19:00”, ka shkruar.

Po ashtu, sipas tij, punëtorët që kanë të organizuar punën në turne, lëvizja u lejohet duke e prezantuat dokumentin e nxjerrë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani infektohet me COVID-19

Maqedonia kundërshton Bullgarinë që të bisedohet për identitetin dhe gjuhën