Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se nuk do të ketë mbyllje totale, sepse pasojat do të ishin fatale për ekonominë.
Postimi Rukiqit:
“Këto ditë kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një rimbyllje të ekonomisë për festat e fundvitit. Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte me pasoja fatale për ekonominë, por masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.