Sonte do të promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur”, i Gani Mehmetajt, në “Festën e librit”, në Gostivar. Parathënien e ka shkruar Henri Çili, botues është UETPRRESS Tiranë. Manifestimin do ta organizoj Lidhja Shqiptare në Botë- Kuvendi për Maqedoninë e Veriut dhe Qendra Mozaik Radstock.
Festa e librit ka nis me 21 qershor, ndërsa do të përfundoj me 25 qershor. Gjatë pesë ditëve do të prezantohen shkrimtarë të njohur shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriuit dhe nga Mërgata. Do të ketë edhe pika muzikore e prezantime artistësh.
Sponsor i librit “Rugovën, si e kam njohur” është Milaim Avdullahu, filantropist.


