in

Rugova: Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosës

Ishdeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit dhe formimin e qeverisë së re.

Rugova tha se është mirë që edhe nëse deputetët e LDK-së nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, të paktën t’ia bëjnë kuorumin duke qëndruar në sallën e Kuvendit kur të votohet për presidentin.

Tutje ai tha se nëse LDK-ja e ka votuar Hashim Thaçin për president pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit.

“Unë jam idhtar i një kompromisi që presidenti ta ketë mbështetjen edhe nëse nuk i merr 80 vota, 80 deputetë të qëndrojnë në sallë. Strategjikisht për LDK-në, nëse deputetët e LDK-së e kanë zgjedhur president Hashim Thaçin, mos ta votojnë zonjën Osmanin, sepse ajo e la LDK-në dhe shkoi në një parti tjetër, por t’ia bëjnë kuorumin. Nëse e kemi zgjedhur Hashim Thaçin president pse mos t’i bëhet kuorumi zonjës Osmani, është mendim imi personal”, tha Rugova në Kanal 10.

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani akordon urdhrin “Shotë Galica” për 8 gra

Kryetari Ahmeti njofton se Komuna do të blejë edhe 30 autobusë të rinj