in

Rugova më pat thënë: Kadare është njeri i madh, dhe kjo na mjafton !

Shkruan: Musa Jupolli , autor i librit “Me Kadarenë” 

Miku im, e lexova shkrimin “Kur Kadareja nxitonte në vlerësimet politike kundër Rugovës” (plotësimi im), shumë i qëlluar! *

Po dua ta them edhe këtë, që nuk e them asnjëherë në media e shkrime:

1.Rugova dhe Berishën nuk ishin në një pajtim, e mos të flasim për Nanon , këtë ma thoshte pa asnjë dyshim.

2.Për çështjen e Daytonit, Rugova kur më pyeti se ç’ mendoja unë, i pata thënë: Kosova nuk është Bosnje, dhe kjo paraqet rrezik të madh, mu duk sikur u lehtësua nga një barrë që i vinte nga nuk e di kush, dhe as që e ka pyetur ndonjë herë! Kjo u bisedua edhe me Antoine Garapon (Profesor magjistrature në studimet e larta në Paris) mikun tim si vëlla n’ udhëtimet e mia për çështjen Kosovës, që ishte po i këtij mendimi!

Takimi i parë me Rugovën dhe Kadare ishte në verën e vitit 1992, Kadare ishte tepër i kënaqur kur i takove pas mesit të natës në Saint-Michele (Lagjja latine aty nga ora 01h 30 min. e natës), biseda ishte e gjatë dhe e domosdoshme, pastaj kjo në foto në vitin 1996. Po një që mund ta them është se me 1997 me manifestimet studenteve nuk e di kush ishte ai apo ata që ia kthyen Kadaresë mendjen, duke e quajtur Rugovën me fjalë që më lënduan në shpirt, jo veç Rugovën po gjithë LDK-në, u ngrita duke e lënë gotën të pa prekur!

Pas lirisë së Kosovës, Kadare ishte në shtëpinë time, aty atë natë e kisha Fadil Hysaj (mik i imi që më vonë i ka kuptuar parimet e mia), Kadare u ngrit në këmbë me një gotë duke më thënë: “Je i vetmi njeri që njoh aq të pa thyeshëm dhe besnik i qëndrimeve të Rugovës !”

Kur e shkrova librin “ me Kadarenë”, kënaqësia e tij ishte tejet e madhe, nuk kërkova t’më falënderohet, po Kadare si Kadare, si e them edhe në libër : Njeri që u dha emër letrave shqipe në tërë botën me emrin KADARE-ALBANAIS është puna më e madhe që mund të bëj një njeri për kulturën dhe letrat shqipe në historinë tonë dhe mbetet njeri i madh!

Me Kadare kAm ndej gjatë, kam bërë dhe intervistën e parë atëherë kur kërkoi azil politik, e sa e sa intervista dhe shkrime tjera!

Rugova më pat thënë: Kadare është njeri i madh, dhe kjo na mjafton !

Musa Jupolli, Paris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Klaudia Taner: Nuk mund të përjashtohen sulmet me raketa në Evropë

Ursula von der Leyen: Ukraina po lufton për vlerat tona të përbashkëta