in

Rritet në 100 numri i viktimave pas shpërthimit në xhaminë e Pakistanit

Pas shpërthimit të një bombe të dyshuar vetëvrasëse në xhaminë e Pakistanit mbrëmjen e së hënës, numri i viktimave ka shkuar në të paktën 100 persona, duke shënuar kështu një nga sulmet më vdekjeprurëse ndër vite në vend.

Ky sulm dhe situata e krijuar është komentuar nga analistët si një “krizë kombëtare e sigurisë”.

Zëëdhënsi i Spitalit Lady Reading, Muhammed Asim Khan, ka njoftuar se të paktën 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa detaje ka dhënë një zyrtar i policisë që i mbijetoi shpërthimit, Nasarullah Khan, i cili është shprehur se kishte parë “një shpërthim të madh flake”.

Shpërthimi në xhaminë e shkatërruar, ndodhi në kohën kur besimtarët ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Shpërthimi i së hënës është shenja më e fundit e përkeqësimit të situatës së sigurisë në Peshawar, kryeqyteti i provincës së trazuar Khyber-Pakhtunkhëa që kufizohet me Afganistanin dhe vendi i sulmeve të shpeshta nga talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban (TTP).

TTP është një organizatë e huaj terroriste e përcaktuar nga ShBA që vepron si në Afganistan ashtu edhe në Pakistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore

Shqiptarët – historikisht dhe kulturalisht janë pjesë e Evropës