in

Rreth 1 300 raste pozitive me COVID-19 në RMV dhe 26 viktima

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 viktima dhe gati 1 300 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Mes viktimave bie në sy prezenca edhe e moshave të reja, duke nisur nga 36 apo 48 vjeç.

Që prej fillimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut numëron 1 238 viktima, duke qenë një prej vendeve më të goditura të rajonit.

Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 3 315 testeve. Aktualisht RMV ka një situatë të përkeqësuar ku numri i rasteve pozitive në total është mbi 16 800 persona.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik thotë se ditën e fundit 429 persona janë shëruar.

Lini një Përgjigje

Të shtëna me armë, në qytetin zviceran Biel të Kantonit të Bernës

Historia e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe marrëdhëniet shqiptaro-kineze