in

Rrëshqitje dheu e përmbytje: Lumenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin të cilat priten të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje, duke theksuar se këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Me një shënim në facebook, IGJEUM bën me dije se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021.

Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.

Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve.

Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

Lini një Përgjigje

KSF from today in peacekeeping missions with the Iowa Guard

Kosovë, 2 vdekje dhe 301 raste pozitive me COVID-19