in ,

Ronaldos i mohohet goli i rregullt në minutat shtesë ndaj Serbisë

Cristiano Ronaldo doli jashtë fushës në fund të ndeshjes kualifikuese të Portugalisë për Kupën e Botës “Katar 2022” kundër Serbisë.

Portugalisë nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy gola dhe ka barazuar në udhëtim te Serbia me rezultat 2-2 në ndeshjen e Grupit A.

Megjithatë, mysafirët portugez mund ta fitonin lojën në minutat shtesë sikurse gjyqtarët të ishin më të vëmendshëm.

Ronaldo ishte i saktë duke quar topin brenda portës në minutat shtesë, por ky gol nuk u pranua nga gjyqtarët me pretendimin se topi nuk kaloi vijën fatale.

Ky mos-pranim i golit e tërboi Ronaldon, i cili pas reagimeve të tij u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor.

Sulmuesi i Juventusit ishte i bindur se goditja e tij kishte kapërcyer kufirin e portës dhe goli do të pranohej për rezultat 3-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nis vaksinimi i diplomatëve dhe ushtarëve të huaj në Kosovë

Për një javë 70 vdekje dhe rreth 5 mijë raste të reja