Shkruan avokati Zanfir Kryeziu
Studiusi Jaho Brahaj në artikullin me titull: Riza bej Gjakova në Panteonin e Lirisë dhe Çështjes kombëtare shkruan: Riza Beg Kryeziu-Delegat i Kuvendit Kombëtar të Vlorës, me 28 Nentor 1912 i njohur nga bashkëkohësit si Riza Beg Gjakova,ishte pinjoll i Derës famemadhe të Kryezinjve të Gjakovës, prijës dhe ideolog popullor, prijës dhe luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pjesëmarrës në kryengritjet e viteve 1910-12 për shpalljen e Pavarësisë. Delegat i Kuvendit Kombëtar të Vlorës në Nëntor të vitit 1912.Emri i tij përkrah personaliteteve tjera të shquara të kombit shqiptar u lartësua duke u thirrur me mbiemrin Gjakova, çka disa herë edhe e mjegulloi saktësimin e mëvonshëm të personalitetit të tij duke e lënë në hije mbiemrin e mëparshëm:Kryeziu.
Historiografia zyrtare komuniste e Shqipërisë nuk e përmendi faktin, se ai vetë në vitet para dhe pas Pavarësisë Kombëtare dhe pinjollët e tij gjatë Luftërave Ballkanike dhe në Luften e II Botë- rore ishin luftëtar të Lirisë së Shqiptarve dhe punonin dhe luftonin për çlirim dhe për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.Po kështu edhe historiografia dhe propoganda zyrtare Jugosllave hodhi baltë duke u munduar që veprimtarinë e Riza Beg Kryeziut dhe të pasardhësve të tij ta quante irredentiste e në dëm të sajë.
Pak njerëz e dinë faktin (historiografia zyrtare enveriste e fshehu) që delegacionit kosovarë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë me 1912 i priu Riza beg Gjakova i përcjellur nga Isa Boletini dhe 400 bashkëluftëtar të tjerë siç konfirmon në kujtimet e t’ia Dhimitër Zografi, përcjellës i Ismajl Qemalit në rrugtimin e tij drejtë Vlorës për shpalljen e pavarësisë dhe poashtu delegatë i mërgatës shqiptare të Rumanisë.
Jehona e veprimtarisë së Derës së Kryezinjëve dhe të tij personalisht ishte lartësuar dhe përgjithësuar me mbiemrin Gjakova, dhe kështu në dokumentet historike arkivore,por edhe në dok- umentet e Kuvendi Kombëtar të Vlorës të publikuara dhe të njohura ai emërtohet si Riza bej Gjakova. Të të përgjithësohet emri me mbiemer të një qyteti ose krahine ishte nderim që të jepte kombi dhe personalitetet bashkëkohëse, por në rastin konkret emri i tij u mjegullu, dhe me keqdashje u la në harresë për faktin se sipas ideologjisë stalinisto/enveriste, aristokracia
e kohës nuk mund të ishin atdhetar sepse këte nuk ia lejonte pozita e klasës së përmbysur të cilës i takonte.
Riza Kryeziu-Gjakova lindi ne vitin 1847. I ri në moshë në hovin e luftës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte nga organizatorët e kësaj Lidhje dhe u vu në krye të luftëtarve për tu përballur me ushtrinë otomane të Maxhar Pashës, e cila siç dihet, përfundoi me vrasjen e tij dhe thyerjen e forcave ushtarake turke në Gjakovë. Në çdo akt e vendim të Lidhjes Shqiptare është edhe emri i tij përkrah personaliteteve të kësaj ngjarje madhore të historisë shqiptare. Ishte ai që e përcolli Kryetarin e Lidhjes Ymer Prizrenin deri tek Ura e Vezirit dhe e la amanet tek Ismail Kryeziut i Krahinës se Pukës, duke ia shpetuar jetën. Këto janë të pasqyruara në dokumentet Osmane, ku edhe ai përndiqej që të arrestohej.Riza Bej Gjakova u kap nga forcat turke dhe u internua ndërsa Ymer Prizreni shpëtoj. Riza Gjakova-Kryeziu nuk kishte aspirata për pushtet, madje ai u emërua deri në shkallët më të larta të Administratës Otomane. Por ai luftonte dhe punonte si intelektual dhe luftëtar për lirinë dhe të drejtat kombëtare shqiptare. Në vitet e stuhishme e të përgjakshme 1911-12, përkrah Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit etj, Rizaja ishte njëri nga organizatorët e forcave kryengritëse dhe ideolog i saj.Në hyrjen historike të Shqiptarve në Shkup në gusht 1912, na dokumentohet si një ndër udhëheqësit kryesor të forcave kryengri tëse shqiptare. Në Nëntor 1912 ishte në ballë të luftës dhe udhëheqës për qëndresen kundra pushtuesit te ri serb.
I zgjedhur delegat për Kuvendin e Pavarësisë Kombëtare, i plagosur, krah për krah Isa Boletinit çau borën e madhe të atij Nëntori dhe arriti në Kuvendin e Vlores, si nje nga gurthemeluesit e shpalljes së Pavarësisë së Kombit Shqiptar.Me vendimin e Ismail Qemalit,megjithëse i plagosur, 65 vjeçar ishte emruar si bashkë/komandant i gardës kombëtare përkrah Isa Boletinit në mbrojt- jen e qeverisë së Vlorës nga bandat greke të Spiro Milos në Himarë,fakt që tregon se ai luftonte për një Shqipëri etnike,i përkushtuar dhe i gatshëm të vdesë në mbrojte të çdo pëllëmbe të atdhe- ut.Vdiq pa u përkulur në Shkodren e tij me 1917,për mbrojtjen e së cilës nga Mali i Zi luftoj me të dy bijtë e tij.
Mirëpo, kur çështja e mbrojtjës së atdheut thërret, ndër betejat e vetme të zhvilluara në Kosovë gjatë Luftës së Parë Botërore janë Betejat e Riza Bej Kryeziut me të birin Murad (Rada bej) Kryeziu dhe Bajram Currit, beteja që u zhvillua afër Plavës dhe në Gjakovë.
Luftën e tij,po me atë përkushtim kundra pushtuesve sllavo komunist dhe argatëve të tyre shqip- folës në Kosovë e vazhduan edhe bijtë edhe të bijtë e tij duke qëndruar gjithënjë në llogorët e luftës për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.
Historia e popullit shqiptarë deri me tani ka qenë e ndaluar për figurat më madhështore të saj. Ngarkesat ideologjike të “luftës klasore” përjashtuan nga faqet e saja koloset e luftërave çlirimtare antiosmane dhe antiserbe duke varfëruar në masë të madhe historinë e popullit shqiptar.
Figurat më të spikatura me prejardhje nga familjet fisnike shqiptare që çdoherë ishin në krye të përpjekjeve antiosmane dhe antiserbe nuk konsideroheshte si figura pozitive sepse ajo prishte themelin e konceptit stalinisto/enverist me ngarkesa ideologjike që sundoi shumë gjatë në mesin intelektual shqiptar.
Një ndër ta ishte edhe Riza bej Kryeziu (Gjakova). Në shumë raste të pjesëmarrjes së tij në nisma kryengritëse duke iu vuar në ballë të tyre, gjente vend nga historianët sllavo/komunist vetem në ”të tjerë”.
Historiani i mirënjohur shqiptar Kristo Frashëri në librin e tij Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë botuar në Tiranë në vitin 2008 në faqen 49 spikat: Meqenëse Porta e Lartë dhe Fuqitë e Mëdha nuk u dhanë përgjigje memorandumeve, udhëheqësit shqiptarë vendosën ta organizonin”Lidhjen” e re sipas shembullit të ”Lidhjes së Prizrenit”. Nismën e morën dy nga krerët e fuqishëm të Kosovës: Haxhi Zeka nga Peja, përfaqësues i programit të rilindasve,dhe Riza bej Kryeziu nga Gjakova që përfaqësonte rrymën e qarqeve të moderuara. Mbledhja parap rake, në të cilën morën pjesë gati 500 veta, u bë në Pejë në nëntor 1897, por nga ndërhyrjet e Portës së Lartë, ajo u shpërnda me dhunë pa dhënë rezultat.
Në janar të vitit 1899, kur tensioni në Ballkan në lidhje me “çështjen maqedone” u rrit, në Pejë u thirrë përsëri kuvendi shqiptar. Aty morën pjesë qindra delegatë nga Vilajeti i Kosovës. Pas gjashtë ditë punimesh kuvendi formoj një ”besëlidhje” ose siç u quajtë në atë kohë ”Besa-Besë”. Kryetar i saj u zgjodh Haxhi Zeka. Por në kuvend triumfoi pikëpamja e qarqeve të Riza bej Kryeziut që kërkonin vetëm të kundërshtonim zbatimin e reformave maqedone në vilajetet e Kosovës e të Manastirit. Platforma e Haxhi Zekës në Kuvendin e Pejës mbeti në pakicë. Historianët që shkruan për ato përpjekje shqiptare bënin selekcionimin e emrave të pjesëmarrësve duke anashkaluar Riza bej Kryeziun si figurë qëndrore nën embargo. Andaj kësaj figure madhështore duhet ti ipet vendi i merituar në histori, çka me të drejtë e bëri prezid- entja e Kosovës Atifete Jahjaga kur me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë në Vlorë e për kontributin e tij të lartë për lirin e Kosovës dekoroi me “URDHRIN E LIRISË”.
Shënim.Kam vite, thotë autori, pa e vizituar Gjakovën, shpresoj që gjatë vizitës time do ta shikoj bustin e këtij luftëtari të lirisë dhe çështjes kombëtare në Gjakovë.


