Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë të mbajtura të dielën që lamë pas për kryetar komune.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se në këto zgjedhje kanë votuar gjithsej 34 mijë e 873 qytetarë apo 40.76 për qind.
PDK ka fituar 4 mijë e 341 vota, ose 12.3 për qind.
LDK ka fituar 12 mijë e 627 vota ose 35.8 për qind.
Ndërkaq VV ka fituar 18 mijë e 286 vota ose 51.9 për qind.