in

Rekord me COVID-19 në Kosovë, 733 të infektuar, 4 raste vdekjeje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër raste të vdekjes, ndërsa të infektuar me koronavirus janë 773 raste të reja pas marrjes së 1 519 mostrave.

Prej këtyre rasteve, siç raporton IKSHP, të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26 121 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 777 pacientë kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Njoftim i KEDS-it për punimet në rrjet

Ja kur mbahet seanca për Thaçin dhe të tjerët në Speciale