in

Reisi Rifat Fejziq ka detyrë primare asimilimin e shqiptarëve në boshnjak

Daci: Reisi Rifat Fejziq ka detyrë primare asimilimin e shqiptarëve në boshnjak

Shkruan: Ali Daci 

Reisi Rifat ef. Fejziq i MBI në Mal të Zi nuk i përfillë besimtarët shqiptar.

Kremtimi i 550 vjetorit të ndërtimit të xhamisë në Plavë shënon edhe njëherë asimilimin dhe nderrimin e fesë tek shqiptarët e kësaj krahine.

Pikërishtë sot Reis Ulema i Malit të Zi, shënoj këtë ngjarje historike sipas tij, duke injoruar besimtarët e besimit mysliman shqiptarë, duke injoruar gjuhën e tyre, pra duke mos folur as të vetmën fjalë shqipe në këtë ceremoni festive.

Është për t’u “befasuar” se si ky njeri ndjekë rrugën e kryepopit Amfillohije duke injoruar çdo gjë që ka lidhje më shqiptarët. Edhe ky si ozurpatori i tokave të shqiptarëve Amfillohije ushqen dhe kultivon urrejtjën nderetnike në tokë, atë të mos njohjes së zotit të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, gjuhës shqipe. Këta prijes fetar s’kanë lidhje më Zotin, Përendin, pasi që nuk shikojnë të lutën në qiell por shikojnë uzurpimin e tokave shqiptare dhe asimilimin e tyre në boshnjak, gjegjesisht në serb apo malazez pa gjuhën shqipe.

Duket se ky farë reisi i ka vu dëtyrë primare asimilimin e shqiptarëve të mbetur në Plavë e Guci dhe në Rozhajë, se sa predikimin e fesë tek ata. Edhe optimisti më i madh nga radhet e këtyre besimtarëve është pesimist, pasi që në faltore, në këto komuna më decenje është përbuzur dhe ndaluar gjuha shqipe. Pra, më thuani si aplikohet në kohë moderne asimilimi i një populli, cila është forma tjetër asimiluese. E kujtojm kryqëzimin e shqiptarëve nga kisha pravo-sllave e shekullit më parë dhe vendosjën e kishës ortodokse në Rumi, nën mbikqyrjën e shtetit malazez dhe tendecën e po kësaj kishe famëkeqe për ta ozurpuar Shasin shqiptar dhe kishat shqiptare aty. Po të shikojmë sjelljet e Reisit nga Ballotiqi i Rozhajës ndaj shqiptarëve autokton në këtë shtet, kuptojmë se qëllimi primar i Tij dhe i tyre është zhdukja e gjuhës shqipe dhe shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore Iliro- Dardane. Edhe ky mjeran, gjenezën e vet e ka nga Kelmendi, e pikërisht i takon fisit të Vuklit, por që e mohon realitetin edhe pse babai i tij fliste më babain tim shqip( ndjesë paçin të dytë ).

Pse, rrin Fejziqi aq stoik në qendrimet e tija anti shqiptare, duhet ai ta pyes vehten?! I fustruar nën këmishën e pushtetit malazez ai dhe shërbëtorët e tij po kryejnë obligimet e dreqit e të birit mbi shqiptarët në veri. Në fakt ky është asgje tjetër vetëm pinjolli i atyre që më punën e tyre ndikuan në tjetërsimin e popuillit autokton në këtë shtet e në ishjugosllavi. Duke iu referuar një dokumenti arkivor, statistikës së vitit 1908 – 1909 shohim qartë punën e këtij institucioni, për mua, më së paku fetar, i cili asimiloj shqiptarët e Rozhajës në gati 100% për një shekull. Atëherë duhët mbeshtetur tezen e të madhit Ismail Kadare për të shpëtuar këta pak shqiptar pa u asimiluar terësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

A është arrestimi i Gjin Morinës për një poezi, drejtësi e talebanëve?

Ministria e Punëve të Jashtme: Kontaktojmë me tre shtetas të Kosovës në Afganistan, ata janë në gjendje të mirë