in

Hovenier: Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësinë që t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas djegies së veturave me targa RKS në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë pronë e serbëve lokalë të vendit.

Por Hovener, Qeverinë e Kosovë e ka bërë përgjegjëse për të siguruar rend dhe ligj në katër komunat veriore të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi që t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, ka thënë Hovenier.

Sipas kryediplomati amerikan, SHBA-ja gjithmonë i ka dënuar akte kriminale siç është djegia e veturave.

“SHBA në vazhdimësi e ka dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Lini një Përgjigje

Mishi sintetik i prodhuar me printer, biftekët e laboratorit mund të porositen direkt në restorant

Pranoi ofertë 400 milionë euro në vit nga Al Hilal – Messi tashmë ka marrë vendim për të ardhmen