in

Reagimi i grupit të Lutfi Hazirit kundër postimit të Avdullah Hotit

Kryeministri Avdullah Hoti, dje ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shalën.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti. Mesazhi i tij nuk është kuptuar me dashamirësi nga disa, veçmas nga rivalet në parti. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i grupit të Lutfi Hazirit, poashtu pretendent për kryetar të LDK-së. Por reagimi ishte i niveleve më të ulëta. Kështu, postimi i Hotit, ka sjellë edhe reagimet e para nga zyrtarët e partisë të niveleve më të ulëta. Burim Elezi, udhëheqës i Sektorit për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, ka reaguar ashpër duke kritikuar Hotin. Ai nuk e sheh me sy të mirë afrinë Hoti-Shala. 

Mesazhin e Elezit, shkruan Telegraf, e ka pëlqyer edhe zyrtari tjetër i LDK-së Florian Dushi- kandidat për deputet.

Kujtojmë, Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin si datë kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. 

  

Lini një Përgjigje

Arabia Saudite hedh poshtë raportin e SHBA-ve: "Princi nuk qëndron pas vrasjes së Khashoggi ’

Grantet dhe subvencionet e gëlltitura nga zyrtarët