Me Ibrahim Rugoven e Dodë Gjergjin, merru si te duash!I pari tani është ne histori, e , te dytit nuk ja ndinë, as për mua dhe as për Ty!
-Anton Kolaj
Mu duk i neveritëshëm shkrimi i Kimete Berishës (16.01.‘21), ne pjesën kur përpiqêt qe intelektualet shqiptarë ti ndaj ne katolik dhe musliman!
Sorry Kimete, por këtë perpjekje e kemi te njohur. Bile te provuar mbi lekurë!
Ne ato vite qe ti po u referohësh, këtë „mekat“e kisha pas bërë edhe unë, si shumë te tjerë. Këtë „MEKAT“ vazhdoj ta mbaj edhe sot. Dhe, hiq nuk po muj me jetu pa këtë „ mekat“. Është pjesë identitare imja, dhe jo vetëm imja!
Kimete,
Për këtë „mekat“ dhe shumë tjera, unê dhe shumë „ mekatnor “ tjerë, gjynahët për muaj te tërë i lava ne burgjet e Leskovcit, Beogradit dhe Pejës! Dhe, përpos shumë „mekateve“ qe, sipas millosheviqjanve i kisha pas bërë, kishte pas qënë se pse femijve te mij u kamë ngjitë emra Alban dhe Artan!
… se pse unë rrij dhe shoqerohëm me musliman….!
… se pse unë dhe na, pra shqiptartë frymojmë vëllazërisht…!
… se pse unë, ne fundvitët e 80-ta, duke kundershtur Shoqatën antshqiptare „Bozhur“ ne Fushë Kosovë, pata shkruar se ne jemi shqiptarë, qe 99 FIJE NA BASHKOJNË dhe vetëm një na dallon!
Kimete, lista e „mekateve“ për shqiptartë ka qënë, neper kohë e gjatë dhe e tillë po vazhdon te jet edhe sot !
Kimete, mos e trash atë fijën qe na dallon se edhe ashtu boll holl‘ i kemi puntë!
Kimete mos i kontribuo errsirës! Mbaj ndezë mesazhet e dritës!
Kemi shumë nevojë!
Për fund:
Me Ibrahim Rugoven e Dodë Gjergjin, merru si te duash!
I pari tani është ne histori , e , te dytit nuk ja ndinë, as për mua dhe as për Ty!
-Anton Kolaj


