in

Ramiz Tafilaj, Jusuf Buxhovi, e Milaim Abdullahu, në Kishën dhe Bibliotekën Memoriale të kolosit të kombit

Faton Bislimi

Me miqët e mi të nderuar, Ramiz Tafilaj, Jusuf Buxhovi, e Milaim Abdullahu, sot ishim për vizitë në Kishën dhe Bibliotekën Memoriale të kolosit të kombit, shqiptarit që ndihmoi në bërjen e njëmend të Shqipërisë, Harvardianit që iluminoi botën për kombin tonë, dhe patëm nderin e jashtëzakonshëm të bisedojmë e prezantojmë librin “Kosova” të historianit Buxhovi, të botuar në anglishte nga Jalifat Publishing e Ramiz Tafilajt në Houston, përkrahur nga Santefarm e Milaim Abduallhut.

Ishim të nderuar që kopjet e librit t’ia dorëzojmë zyrtarisht Presidentës së Kishës Autoqefale Shqiptare në SHBA “Shën Gjergji” (emëruar në nder të Gjergj Kastriotit), znj. Laureen Toli, si dhe Drejtoreshës së Bibliotekës Memoriale të Fan S. Nolit, Dr. Neka Doko.Nuk ka inspirim më të sinqertë sesa prania në vendin nga ku punoi, veproi, ligjëroi e shkroi Noli i madh!

Kombi ynë është me fat që ka pasë intelektualë patriotë si Noli e Konica, që vendosën themelet e shtetit demokratik shqiptar e shpërfaqen para botës në përgjithësi, e Amerikës në veçanti, imazhin e duhur e të brumosur shqip të kombit tonë fisnik.

Nëse historia e tyre na mëson diçka, ajo na mëson se si shihet e si duhet atdheu – dashni kjo, që nuk shuhet as kur ne s’jemi më,  përgjerësa jeton në gjakun e brezave pas nesh!

Nga sot, librat e famshëm të Buxhovit i kanë edhe gjeneratat e shumta të shqiptaro-amerikanëve të Bostonit e më gjerë në bibliotekën e Nolit. Në fund, ishim për homazhe edhe tek varrezat e Nolit e Konicës.

Nesër, në Harvard për ngjarjen e rradhës ne 5:30pm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Mamusha shqiptare dhe Mamusha "turke"

U mashtruan nga loja kineze, qytetarët maqedonas humbën rreth 80 milionë euro