Nga Sherif Ramabaja
(Letra është zbuluar dhe bërë publike nga revista Mars – Rover)
Të nderuar presidentë dhe kryeministra : Z. Erdogan, Z. Vuçiq, Z.Mitsotakis dhe Z. Zajev.
Ndjejë kënaqësinë time personale të ju shkruaj: shkëlqesia juaj zoti Erdogan, Vuçiq, Mitsotakis dhe Zajev. Unë po ju drejtohem në këto momente vendimtare për Shqipërinë dhe popullin tim.
Siç e dini edhe ju, në Shqipëri është hapur fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit të këtij viti 2021.
Unë të dashur zotërinj presidentë dhe kryeministra, me mundësitë më të mëdha që kam pasur kam punuar së bashku me ju, për të mirën e vendeve tona dhe rajonit.
Ashtu sikurse vendet e juaja të çmuara për ju, ashtu edhe Shqipëria për mua është ajo, për të cilën unë sakrifikohem dhe e jap atomin e fundit të energjisë sime.
Ju njoftoi me kënaqësi se unë e kam paraqitur kandidaturën time të tretë për kryeministër, për të cilën po angazhohem dhe premtoi që Shqipërinë ta bëjë një vend të zhvilluar, të fuqishëm dhe solid të rajonit.
Unë të nderuar zotërinj në dy mandatet e kaluara i kam realizuar synimet e mia, po pa përkrahjen dhe ndihmën tuaj unë nuk do i kisha arritur sukseset që janë evidente dhe smund askush t´i mohoj.
Opozita e verbuar e vendit tim duke mos respektuar rregullat e lojës, po shpifin për mua kinse unë vendit i kam sjellur vetëm fatkeqësi. E kam minuar demokracinë dhe Shqipërinë e kam larguar nga vendet demokratike perëndimore.
Më akuzojnë gjoja se unë opozitën qëllimisht e largova nga parlamenti, pa studiuar raportet se ata ishin që minonin sistemin kushtetues dhe rendin publik.
Flasin kështu duke iu ikur përgjegjësive, me të vetmin qëllim të dëmtonin personalitetin tim, duke më akuzuar si një autokrat.
Unë të dashur presidentë dhe kryeministra të rajonit jam për sistem shumpartiak. Nuk pretendoi të kthehem në regjimin e Enver Hoxhës dhe respektoj reformën në sistemin e drejtësisë, të pronës dhe të tregtisë së lirë.
Këto rregulla të lojës i kërkoi edhe nga opozita e vendit tim, po unë të dashur presidentë dhe kryeministra të rajonit për këtë kërkoi edhe ndihmën tuaj.
Ju e dini se unë isha i angazhuar me presidentin Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Pengesë, që unë me presidentin Thaçi dhe presidentin Vuçiq të arrinim një zgjidhje të shpejtë dhe të pranueshme për ne, u paraqit Haga.
Me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Zajev e kemi projektin e gatshëm për Minishengenin Ballkanik.
Me kryeministrin Mitzotakis po ashtu e kemi të gatshëm projektin e marrëveshjes mbi Detin, kurse me presidentin Erdogan kemi plane të gjithanshme dhe të pakufizuara për vendet tona dhe rajonin e ballkanit perendimor.
Të nderuar dhe të çmuar presidentë dhe kryeministra të rajonit, mendoni mirë se si projektet e filluara do të arrijmë t´i përfundojmë.
Ekziston alternativa e vetme dhe e pakompromis se me mua të gjitha këto plan – projekte do të gjejnë zgjidhje në një kohë sa më të shkurt.
Në të kundërtën mendoni se çdo të ndodhë po t´i fitoi zgjedhjet opozita.
Ata të gjitha punët e filluara mes nesh do t´i ngrinin. Askush nuk mund të garantoi se ndonjëri nga planet tonë do të fitonte dritën e gjelbërt, nga humbja e pushtetit tim.
Duke u nisur nga pesha dhe rëndësia e projekteve dhe punës sonë të përbashkët, ju lus zotërinj të çmuar që të angazhoheni për perspektivën e vendit tim dhe vendeve tuaja.
Me nderime dhe respektin më të madh për ju.
I juaji kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.