in

Rama: Shqipëria qëndron me Izraelin

Tirana është e veshur me flamurin izraelit, duke iu bashkuar botës së qytetëruar në solidaritet me familjet e vuajtura dhe popullin izraelit pas sulmeve të Hamasit që nisën të shtunën në mëngjes e po zgjasin ende.

Flamuri izraelit ka ndriçuar fasadën e godinës së Universitetit të Politeknik të Tiranës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar foton nga godina e këtij universiteti, shprehu solidarizimin me popullin izraelit në këto momente shumë të vështira.

“Shqipëria qëndron me IZRAELIN. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët”, ka shkruar Rama.

Lini një Përgjigje

Pse Hamasi e sulmoi Izraelin?! Ja një shpjegim i bindshëm…

Sulmohet verbalisht ambasadori amerikan në Serbi: e quajnë vrasës të serbëve