in

Rama: Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, na ka tronditur të gjithëve.

“Jam thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe ftoj organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla”.

“Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit që lejon që këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin”, ka reaguar në “Facebook” Rama.

Ai ka theksuar se është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më.

“Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri! Prandaj, si kryetar i kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat”, ka shkruar Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Rama: Reagojmë ashpër ndaj Rusisë

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, humb jetën një fëmijë 6-vjeçar