in

Rama “mbron” Serbinë nga “histeria fashiste shqiptare”

Shkruan: Ramazan Bekteshi

(Protestë Ramës nga mërgimi)

I tmerrshmi Rama, sot sapo u zgjova dhe pash imazhin tënd gjithandej në portale, me ata dy sytë tuaj të zgurdulluar e cinik, si dy puse të thella të shkreta, të braktisur me pak ujë të kuq në fund, të frikshëm e urrejtës. Dje paske vjellë një helm të ri “për histerinë e fashizmin shqiptar” në mbrojtje të Serbisë fashiste, duke shkaktuar edhe një ‘spektakël’ çmendurie të radhës, Rama, ti je ‘iluzionisti’ David Copperfield-i shqiptar.Rama i Ziu, unë gërditëm me sjelljet tua, me veprimet tuaja te paparashikueshme politike, me cinizmin tënd neveritës, me kokëfortësinë tënde, me grindjet ekstreme orë-e-çast, me urrejtjen e pafund, që e manifeston për çdo ditë ndaj atyre që të kritikojnë. Gjithçka ka në arsenalin tënd Rama i Ziu, gjithçka,  pos dashurisë, respektit dhe lidershipit.O, kakistokrati Rama, po si mund të të besojmë ty, kur ti je i paparashikueshëm, je në gjendje për teket tua të heqësh brekushkat në çdo çast dhe të dalësh nudo para njerëzve, ti je në gjendje kriminelin ta shndërrosh në hero, dhe viktimën në kriminel, popullin që pësoi tre gjenocide në fashist, dhe fashistët në paqësor.

Tirani Rama, si mund të të besoj ty,  kur ti me oligarkët tuaj e keni shndërruar në pronë tuajën Shqipërinë, që nga Saranda e gjer në Shkodër, çdo gjë kontrollohet nga ti me oligarkët tuaj, edhe pasuria edhe votat edhe mjerimi qytetar.Uzurpatori Rama, ti e përqesh nacionalizmin shqiptar në Kosovë e trojet shqiptare si të verbër, por i verbër je ti kryeministri Rama që i mohon tre gjenocidet serbe mbi popullatën tonë, secili më i tmerrshëm se tjetri.Absolutisti Rama, si mund të të besoj ty populli, kur ti “e ke qit me krye ne hi Shqypnin”, e ke vënë në hartën e kanabisit dhe vendi transit për kokainë dhe heroinë thotë DASH.Rama, ti je një kapo, një Eskobar i Ballkanit, por dallimi yt me Eskobar-in  është se ai luftonte me shtetin, derisa ti, Eskobari Tiranës, je vete shteti, ti me falangat tuaja e ruani pushtetin e shijshëm dhe njeri-tjetrin.Ti je si Luigji XIV, L’État, c’est moi (shteti jam unë) simbol i monarkisë absolute, (vetëm ne këtë aspekt e jo te tjerë), sepse ti me fuqinë dhe pasurinë tënde dhe oligarkëve të tu, je në gjendje të bësh çdo gjë në Shqipëri, ama çdo gjë.

Mund të blesh vota, të gjykosh, të falësh dhe të vrasësh, ti je sëmundja vrastare e këtij vendi. Ti je Henry i VIII shqiptar!Despoti Rama, miku yt Vuçiq që ti e përkrah pa rezervë s’e ka as guximin qytetar që të pendohet e t’u kërkoj falje shqiptarëve për gjithë ato tragjedi, ai ende e quan Kosovën pjesë e Serbisë, dhe ti Rama i çmendur ia ktheve shpinën Kosovës, sepse ke zgjedh të bashkëpunosh me vrasësit tanë.Rama, ti si një autokrat,  që s’ta çan fare, se “Minishengeni yt i Ri” si dhe ftesa e Bregoviqit  mund te shkaktonin trazira, dhe mund të humbeshin jetë njerëzish. Ti krijove një hendek në mes shqiptarëve. Po, ky skenari yt kërkonte gjakderdhje, por shqiptarët e dhanë provimin, e ti vetë re në humnerën e turpit.Vasali Rama, dje ia dhe çelësin një serbi, sot e mbron Serbinë nga “primitivizmi dhe fashizmi” shqiptar, po nesër, ç’e ke ndërmend të bësh me Shqipërinë, çdo  t’u thuash shqiptareve jashtë kufijve, o “engjëlli mbrojtës” i gjenocidit serb, sepse vëllait nuk i thuhet “pushka t’u befte top”!.Satrapi Rama, me aktin tënd prej qyqari, duke përkrahur Open Balkan, ti ia hape zemrën Serbisë, ia hape tokën, detin, e hape tregun e zi, për shitje e skllavërim të vajzave shqiptare, serbeve pleq, e të varfër. Ti, sërish n ‘a i hape varret, ata varre që i presin eshtrat e të pagjeturve

Po ti, kryebanditi Rama, katili i Kosovës, a e ndien rënkimin e viktimave, ofshamën e familjeve, për aktet barbare të njerëzve të Vuçiqit, kur i thernin foshnjat në djep dhe në barkun e nënës.Sundimtari Rama, dhe për fund e kam një fjalë për ty, sa mund të jetë reale që një e përdalë të jetë zonjë e mire shtëpie, aq është reale që ti të jesh kryeministër i vërtetë i vendit. Por çuditërisht, ti je aty, sepse karteli të mban.O Car i pamëshirshëm, dhe i vetmuari i Ballkanit, “Minishengeni i Ri” i yti, njëkohësisht është  dhe varri yt politik, derisa, tingujt e muzikës serbe në Korçë janë një elegji për ty dhe për veprat tua të turpshme të tradhtisë. Koha të palosësh brekushkat e tua të talibanta në muze. Koha është që të shporresh, dhe të përgjigjesh për të gjitha të ligat që ia shkaktove Shqipërisë dhe Kosovës, sepse këta të dyja kanë një trup e një shpirt, që ti, refuzon ta kuptosh.

Autori jeton në ShBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha

ShBA i dhuruan Kosovës 55 automjete ushtarake