in

Rama “mbron” Kurtin: S’jam dakord me sulmet ndaj tij

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas 24 orësh për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Kreu i qeverisë së Tiranës thotë se nuk është dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit që pasuan marrëveshjen.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme!

Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!” – shkruan Rama në një postim në Twitter.

Marrëdhëniet e Ramës me Kurtin kanë pasur ulje – ngritjet e tyre. Së fundmi Rama ka tentuar shpesh që të afrojë Kurtin, por pa lënë mënjanë edhe kunjat për të. Kujtojmë lojën me mbylljen e syve në Berlin. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Mediat malazeze: Køkaina e Fierit qëndroi 3 muaj në portin e Tivarit

Vogel: Qëllimi i fazës së re është diçka më pak se njohja