in

Rama : Kosova po e humb paqen ?!

Nga Sherif Ramabaja

Shqiptarë, ngrituni dhe përshëndetne një thënje, një zbulim, një mrekulli që askush deri më sot nuk ishte në gjendje ta thotshte : Kosova po e humbë paqen.

Shqiptarët janë me fat që e kanë një kryeministër të tillë, i cili shkon në kryeqendrën botërore në Beograd dhe serbëve ua thot troq: Kosova e ka fituar luftën, por po e humb paqen!

Klintoni kishte thënë diçka të tillë, po kaq bukur si Rama nuk kishte ditur ta thurte.

Pra nuk është vështirë për ta zbërthyer një formulë të tillë, sepse Rama e ka fjalën: pse Kosova nuk po i bashkohet Open Ballkan – it,  mrekulli të cilën e ka zbuluar, kush tjetër përpos më i zgjuari nga shqiptarët, kryeministri Rama.

Si ish basketbollist, gazetar, refugjat, piktor, politikan, kryebashkiak, kryeministër, kurse tash së fundi, Qosja e nominoi si esseist, autor, shkrimtar, poet dhe vetëm shkencëtar ende nuk e quajti: por sipas mendimit tonë edhe këtë titull e meriton, sepse thënja e tij që e tha para politikanëve serb “Kosova e ka fituar luftën, por po e humb paqen” është një shpikje e re.

Prandaj ky është zbulimi i radhës nga kryeministri Rama, të cilin Berisha duke e xhelozuar e quan, Kristaqi nga Surreli.

Çka mbetet tash? – Shqiptarët duhet të organizohen dhe t´i bëjnë një pritje madhështore, kthimit të tij në atdhe.

Në organizimin e pritjes së tij duhet të ftohen edhe ambasadorët e akredituar në Shqpëri: sidomos ftesë speciale duhet të marrin ambasada e Serbisë, Rusisë, Kinës, Bjellorusisë, Kubës, Koresë Veriore, Turqisë, Venezuelës, Sirisë, Afganistanit etj.

Fjalimi i tij që parashihet të transmetohet në mbarë botën, pritet që Serbinë ta rehabilitoi, sepse padrejtësisht e akuzojnë për masakrat në Bosne, Kroaci e Kosovë.

Serbinë, Rama do ta paraqes vendin më ideal, qendrën e botës dhe vendin më paqësor në botë, kuptohet në krye me Vuçiqin, Daçiqin dhe Vulinin.

Aty ai do të kundërshtoi zërat të cilët përpiqen ta njollosin Serbinë dhe udhëheqësit politik të saj. Ai po ashtu ka paralajmëruar që Serbia do t´i kërkoi falje Kosovës, por kjo vjen krejtësisht në fund ka thënë Rama !

Dikush pyet, pse kjo të lihet dhe bëhet krejtësisht në fund ? Ky është një hap diplomatik, të cilin nuk mund ta kuptoi secili. Deri sa të vij deri aty, duhet sqaruar disa gjëra.

Së pari Serbia dhe Shqipëria duhet Open Ballkan – it tia qesin qeremidet, kjo do të thote, të realizohen planet.

Prap dikush pyet çfarë planesh priten ? – Shumë thjesht. Open Ballkani, nuk bëhet sa qel e mbyll sytë.

Së dyti duhet të aprovohet marrëveshja që në rast nevoje, Serbia të jetë në gjendje ta mbroj Kosovën dhe Shqipërinë.

Prap mund të pyes dikush, çfarë do të thot kjo? Fare thjesht. Serbia për mbrojtjen e shteteve tona, të ketë të drejtë  qe në çdo kohë të futet në Shqipëri dhe Kosovë me polici dhe ushtri.

Prap mund të pyes dikush, pse duhet të ndodhë kjo ? Edhe kjo është thjesht për t´u kuptuar.

 Nëse rrezikohet pushteti i kryeministrit Rama duhet të intervenoi Serbia, sepse kurrsesi nuk duhet lejuar që në krye të shtetit të vendoset dikush që e kundështon Open Ballkan – in.

Nëse kryeministri Rama ndonjëherë dëshiron të tërhiqet, prap duhet intervenimi. Në pushtet duhet të vijnë vetëm njerëz të besuar sikurse Balla ose Spiropali. Këto janë gjëra që duhen sqaruar, për ta mbrojtur Open Ballkan – in.

Rama me këtë rast do t´i drejtohet edhe EU – së në rast të shpërbërjes së saj, presim që ti bashkohen Open Ballkan – it.

Open Ballkan – i është bashkimi ynë i ëndërruar kombëtar. Të gjith shqiptarët duhet të jemi aty, por Rama spo arrinë kursesi ta bind Kurtin kokëfortë, të cilit prap do t´i dërgoi mesazh me thumba nga tribuna.

Shqiptarë të të gjitha vendeve bashkohuni në Open Ballkanin e Ramës dhe të Vuçiqit. Beogradin tash e tutje do ta kemi qendër të vendosjes, jo si më parë Moskën e Pekinin.

Shkrim nga Mars – Rover

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Edi Rama si Enver Hoxha- thikë pas shpine Kosovës

Ngjashmëri telepatike…