in

Rama e Vuçiq përballen për Lekun e Dinarin!

Sherif Ramabaja

A po merr fund miqësia e shekullit e dy liderëve të rajoni, Ramës dhe Vuçiqit, të cilët pikërisht i kishte vëllazëruar dashuria për Ballkanin e Hapur.

 Këtë pyetje po e parashtrojnë qendrat televizive dhe mediat e dy vendeve, duke u bazuar në ballafaqimin e fundit, kur ishte në pyetje Leku shqiptar dhe Dinari serb.

Të preferuarit e Vuçiqit mbeten Putini, Xi Jinping, Kim Jong un, Erdogan, Maduro, Lukashenko, por pas tyre menjëherë në radhë vjen edhe Rama. Pra ky ishte një vend i privilegjuar për te, duke u nisur nga listat e pafund e liderëve botërorë.

Por ja që u paraqitën edhe divergjencat e para. Derisa Rama gjithmonë e kishte marr anën e Vuçiqit dhe Serbisë, kur ishte në pyetje edhe Kosova, por kësaj radhe e kritikoi mikun e tij të zemrës, duke i quajtur të tepruara vajtimet e tij, kur është në pyetje Dinari.

Dinarin askush nuk po ia mohon Serbisë, deklaroi Rama, po ai të mbetet aty ku e ka vendin, në territorin e Serbisë, e jo edhe në shtetet fqinje. Do të ishte absurd që Shqipëria të kërkonte që Leku shqiptar të ishte valutë e këmbimit për Luginën.

Ky qëndrim i Ramës mjaftoi që Vuçiq të ngritët nga karrigia dhe t´i kërkoi sqarime mikut të tij, se Serbia Kosovën nuk e njeh dhe nuk do ta njoh, është në përbërjen e kushtetutës së saj dhe nuk e konsideron territor të huaj, e as vend fqinj.

Dinari është identiteti ynë, prandaj çdo serb kudo që jeton në Ballkan do ta ketë të drejtën që atë ta përdor, njësoi sikurse edhe në Serbi.

Unë të gjithëve ua kam bërë me dije se nuk do ta toleroi poshtërimin e Serbisë. Këtë Kurtit ia dëshmova edhe në shtatorin e vitit të kaluar.

Për çdo rast ne po armatosemi për mbrojtjen e Serbisë dhe po u krijuan rrethanat e volitshme, ne Dinarin do ta mbrojmë në çdo vend të Ballkanit. Këtë na e ka premtuar edhe Trump dhe Grenell.

Mjaftoi vetëm ky reagim i shkurtër i Ramës që Vuçiq tërësisht shpirtërisht dhe fizikisht të trazohet, duke iu kërcënuar Kosovës edhe me OKB.

Do të kërkoi tubim të menjëhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB që serbët ti marrin nën mbrojtje nga Kurti, i cili në tashmë ka filluar me shuarjen e Bashkësive të pushtetit paralel të Serbisë në Kosovë, e po ashtu me largimin e dinarit, ka për qëllim shpërnguljen edhe të atyre pak serbëve që ende kanë mbetur aty. Në të kundërtën Serbia kundër veprimeve të tij, do të reagoi me të gjitha mjetet.

Me këtë rast ne falënderojmë reagimin e Grenellit, ambasadës së SHBA, EU. QUINT -it dhe të gjithëve të cilët u vunë në anën e Serbisë.

Jeni preokupuar se gjoja i vodha zgjedhjet. Ato janë çështje të popullit serb se kush i fiton, po shikoni veprimet e Kurtit.

Ia filloi lojës me teneqet, e ku doli tash. Veriun e ka barrikaduar që as miza nuk fluturon pa u bastisur. I pushtoi të gjitha institucionet legale dhe ka sjellë kuadro të veta të cilat si njeh askush, madje as opozita e tij.

Derisa opozita e kishte pushtetin gjithçka rridhte në suaza normale. Tregtia, lëvizja, shkëmbimet e mallrave, vizitat, delegacionet etj. të gjitha funksiononin pa pengesa, kurse tash gjithçka është pezulluar.

Tash miku im Rama në vend se ta ngritë zërin për pozitën e popullit serb në Kosovë, merret me çështjen e Dinarit se ku dhe si duhet të përdoret.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Një gjeni nga Shqipëria është gruaja më e fuqishme e AI në botë

Korrupsion: Kush është Blerim Hoxha dhe si lidhet ai me Baton Haxhiun?