in

Rama ambasadorit rus në OKB: Ndalni luftën dhe Ukraina nuk flet në Këshillin e Sigurimit

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që u përqendrua tek lufta në Ukrainë, u shoqërua me polemika nga Rusia, Shqipëria, kryetare e radhës e Këshillit, dhe Ukraina.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejtoi seancën, kishte ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të fliste. Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Por edhe para se zoti Zelenskyy të merrte fjalën, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia dhe kryeministri Rama, këmbyen polemika të ashpra.

Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit Zelenskyy dhe faktin që ai foli para se të flisnin anëtarët e Këshillit. Ambasadori Nebenzia tha se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së.

Kryeministri Rama u përgjigj me ironi se “ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, një referencë ndaj emërtimit të Rusisë për ofensivën e saj kundër Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Përfshihet nga flakët kati i 10-të i një pallati në Durrës

Presidentja Vjosa Osmani u takua me Joe Bidenin