in

Raketa e kompanisë “SpaceX” shpërthen gjatë testimit

 

Një prototip i raketës “Starship SN8” ka shpërthyer gjatë përpjekjes për t’u lëshuar në tokë pas lëshimit testues nga qendra për lëshimin e raketave në Boca Chica të Teksasit. Në videon e publikuar, raketa shihet duke u lëshuar me shpejtësi para se të përfshihej plotësisht nga flaka.

Pavarësisht fundit katastrofal të testimit që zgjati gjashtë minuta e gjysmë, shefi i kompanisë “SpaceX”, Elon Musk, ishte i entuziazmuar. “Mars, ja ku po vijmë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Raketa “Starship” ishte një prototip i raketës që po zhvillohet nga kompania e Muskut dhe me këtë mjet synohet dërgimi i njerëzve dhe 100 tonëve mallra në misionet e së ardhmes në Hënë dhe Mars, shkruan The Guardian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vetëvendosje: Të japë dorëheqje Sandër Lleshaj dhe të largohet Ardi Veliu

Si e rrëzoi piloti holandez MIG-un e Serbisë?