Një zjarr ka rënë në mëngjesin e së shtunës, në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku strehohen refugjatët.
Behar Shala, zjarrfikësi që mori pjesë në aksionin për shuarjen e këtij zjarri, thotë se fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ky zjarr.
“Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, tek objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala krahas publikimit të fotografive.
Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen emigrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës, raporton Klan Kosova.