in

Qytetarët pas protestës marshojnë nga Kryeministria te shtëpia e Klodian Rashës

Qindra qytetarë dolën sot të zemëruar në protestë pasi një 25-vjeçar u qëllua për vdekje nga një efektiv i policisë. Protesta nisi para Ministrisë së Brendshme, përshkallëzoi drejt kryeministrisë, sheshit Skënderbej dhe vijoi edhe pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Në shenjë irritimi disa protestues qëlluan me mjete të forta drejt policisë, të cilët u përgjigjën me spraj lotsjellës.

Protestuesit gjithashtu i vunë flakën pemëve të Vitit të Ri para kryeministrisë dhe në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa po vazhdojnë protestën duke qëlluar me gurë edhe në rrugën Myslym Shyri ku ndodhet Drejtoria e Policisë,

Marshim paqësor, por në thyerje të orës policore. Një grup qytetarësh, pas protestës mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar një marshim homazh në nderim të të riut që u ekzekutua me armë në orët e para të ditës së djeshme.

Marshimi nisi nga Kryeministria“ABC” do të përfundojë në shtëpinë e Klodian Rashës. Me qirinj dhe pankarta në duar, qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.

Policia nuk ka ndërhyrë ndaj protestuesve, të cilët pas tubimit po zhvillojnë marshimin në thyerje të orës policore. Zgjedhja e momentit për marshimin, pas orës 22:00 është edhe një sfidë ndaj policisë për t’i kujtuar se i riu që ekzekutoi policia të vetmin gabim që bëri ishte thyerja e orës policore.

Lini një Përgjigje

Specialja refuzoi lirimin me kusht të Gucatit

Arsyeja e mos zbukurimit të Preshevës për Krishtlindje e Vitin e Ri – lidhjet islamike!