in

Qindra sirianë largohen nga kampi Al-Hol që menaxhohet nga kurdët

Në këtë kamp dhe kampe të tjera të Sirisë, sipas Institutit për Siguri dhe Integrim nga Prishtina, që merret kryesisht me shtetasit e Kosovës të kthyer nga Siria, janë më pak se 100 persona nga Kosova, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Më shumë se 500 sirianë, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me militantët e grupit të Shtetit Islamik, u larguan të hënën nga kampi i mbipopulluar Al-Hol, kanë njoftuar zyrtarë kurdë. Ky kamp që menaxhohet nga kurdët, është në verilindje të vendit, tashmë të shkatërruar nga lufta.

Një gazetar i agjencisë franceze AFP, pa dhjetëra gra duke zhvendosur sendet e tyre në kamionë dhe të tjera duke ushqyer fëmijët e tyre para nisjes. Lajmin për largimin e qindra sirianëve e ka konfirmuar Sheikhmous Ahmad, një zyrtar kurd, që kontrollon këtë kamp. Ai tha se 515 njerëz nga 120 familje, po ktheheshin në zonat në lindje të provincës Deir Ezzor. Largimin e tyre nga kampi Al-Hol, e kanë konfirmuar edhe organizata që merren me të drejtat e njeriut.

Në këtë kamp dhe kampe të tjera të Sirisë, sipas Institutit për Siguri dhe Integrim nga Prishtina, që merret kryesisht me shtetasit e Kosovës të kthyer nga Siria, janë më pak se 100 persona nga Kosova, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Lini një Përgjigje

Rreth 3 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës për dhjetë muaj të 2020-s

Zidane po e kërkon ‘motorin’ e skuadrës te Real Madridi