in

Qeveria mban mbledhje për zhvillimet e fundit politike në vend

Zhvillimet dramatike që ndodhën dje dhe sot në Kosovë, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot dha dorëheqje nga posti i Presidentit, dhe ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjithashtu është dorëhequr sot, kanë shkaktuar reagime të mëdha në vend.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, dhe për t’i harmonizuar qëndrimet dhe detyrat që i presin ditëve në vazhdim institucionet e vendit, të premten, duke filluar në orën 9:00, do të mbahet një mbledhje e Qeverisë, ndërsa  pika e vetme e rendit të ditës do të jetë zhvillimet e fundit politike në vend.

Lini një Përgjigje

KMDLNj kërkon konsensus politik për tejkalimin e situatës

Lidhja ballkanike e terroristit nga Vjena