Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar anëtarët e Bordit të drejtorëve të Telekomit.Kryesues i Bordit u emërua Shpëtim Dobra, kurse anëtarë, Sanije Thaçi, Floria Jeliu, Mimoza Vila, Agim Muqaj dhe Remzi Kelmendi.Në mbledhjen e tetë qeveria miratoi edhe Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Përgjegjësinë disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.Ashtu dhe iu propozuan Kuvendit emrat e anëtarëve për Komisionin për dhënien e provimit të Jurisprudencës.