in

QETËSI ERUPTIVE…!

Një kohë bukur të gjatë, ndoshta do të jetë mbushur një decenie, përcjell hap më hap, diç si hije, Qemal Hasani. Fjalët e tij, ashtu qart e shkurtër, si ai di t’i shqiptojë qindra (ndoshta edhe mijëra) herë i kam shënuar në notes, raportin nga mbledhje të ndryshme të rinisë së Kosovës, por edhe heret, për të qitur në gazet, apo komentin e rubrikës për të gatitur. Kurrë në jetë, besoj, Qemali nuk e ka ditur pse ashtu diskutueshëm, pingul në sy e shikoj, dhe sikur kurrë të mos më ishte e qartë: athua asgjë s’e shkëput nga fytyra e tij (shtalb) qetësinë, rahatinë, maturinë…

*… Sot, kur Qemalin e kam afër, më afër se kurrë më parë, filloj të grisheshtjen. Bie në hall. Me duhet emri për shënimin tim që qindra mijëra herë deri sot, në letrën e kujtimeve e kam qitur.

(“… hiqmu asaj pune, Bajram. nuk bën dot të shkruash shënim, ashtu si heshtja jote më flet. Tani jemi kolegë. Bukë të të njëjtit brum (të idhtë) të gazetarisë ngrëni…”).

*… Ja, kjo është ajo bariera, ai zëri i qetë e plotë butësi njerëzore i Qemalit, që, kur e kur, marr turr rrëfimi, më del përpara.

*…Nisi dialog në vetëvete. Dialog me vetëveten.

*… E di, jam i bindur, besoj si në pastrinë kristal, si nëpikën e lotit, e di Qemal se, kështu më këshillon pa lajka, pa hile, pa demagogji…, por, të them se “gjer në fyt” i je borxhkurreshtjes sime prej gazetarit. Qe sa vjet e këndej e ndrydhi e shuaj, keqkuptimit i friksoj, por, në të njëjtën kohë më shkrep në ballë shpresa: mendoj, e di Qemali, e njeh mirë, them, ai rrugën time jetësore e gazetareske. E di, që unë nuk kam laps të tillë me të cilin do ndërtoj (kullë) kariere. E di se me do fjalë që i qes në gazetë (paj gazetar jam, he djalli e marrtë!) nuk mendoj të këcej nëpër shkallë të afirmimit për të arritur atje lart më shpejt se që do të vijë…

*…a të kujtohet Qemal, kur biseduam njëherë (o kujtesë kompjutori me duhet për të ditur kur, ku, bisedonim) për gazetarin, për punën e tij, për etikën. Kam dëshirë, ky është moto i jetës sime prej gazetari që, sa më shumë (dhe sa më shpes) , në letër fjalë të mira për njerëzit të qes. Kundruall krejt të të zezave, (hijeve të errëta), të para thënë, bota është plotë njerëz të mirë, fisnikë, të butë… ndaj edhe të shkruaj ditë e natë, pa ndërprerë, me lapsin tim imca, për njerëzit e mirë, për veprën e tyre, prapëseprapë e di, borxhlinj ndaj shumë atyre njerëzve të tjerë të mirë do të mbes… Mu duk Qemal se atë ditë, pran një kafeje (të zezë turke), diku në mes dy pjesëve të ndonjë mbledhjejetë nivelit më të lartë, të pata thënë këtë mendim, këtë orientim, këtë moto që përjetë në rrugët (e pakapura) të gazetarisë do të më shpien. Më pat shikukar në dritë të syrit, por edhe një buzëqeshje e ëmbël, si bilur, pat shkrepur në fytyrën tënde…

“… pajtohem që duhet shkruar sa më shumë e sa më shpesh për gjëra pozitive, të mira, të pastra, por edhe një teh të mprehtë për “prerjen” e kokave të të gjitha dukurive negative, gazetari në shokë, duhet të ketë…”.

*… Mirë e ke, mirë e ke…, vetëm po dëgjoj!

(“… nuk e mbaj mend se ç’do të shkruashe për mua?…)

*… Nuk e mbaj në mend se ç’do të shkruashe për mua…)

– E dij Qemal përmendësh, e ruaj me xhelozi të profesionit,një rrëfim të madh e të dashur për Ty, ndoshta, kurrë nuk do të kem rast për të rrëfyer…Erdhe si meteor. I vogël. Gati sh ëndetlig. Me eshtra të qitur. Sytë pak si në gropa. Në fytyrë nga larg të dalloheshin dy sy, be, në heshtje,pata bërë sy inteligjentë. Veç sa e kreve apo e kryjshe shkollën e mesme teknike.Qe i inkuadruar atje nëObiliq. Më duhet sot përfytyrimi: si je dukur ashtu i hajthëm nën hijën e tymtarëve shatlartë të Kombinatit që lindnin njëri pas tjetrit si fëmijët, nënës së djegur për fëmjë…

(“… Aty si punëtor, i ri, si mekanik, bashkë me punë në prodhim e nisa,jo, në të vërtetë, e vazhdova aktivitetin politik. E vazhdova sepse edhe si nxënës isha mjaft aktiv…”)

Ma rrëfeve Qemal këtë copzë “tregim për biografi” diku në një udhëtim të përbashkët. Diku duke rrëshqitur Danubit përpjet në krahët e “peshkut të lumit” – Gliser të bardhë, diku në ndonjë kthinë të n donjë salle, apo në atë udhëtimin e madh, me tren afarisht për në kryeqytet, apo ndoshta diku tjetër nëshesh… Por, në shënimet e mia, Qemal përherë, biseda jote mi le tri pika në vargim…

(…”tani pa pritë e kujtuar, pas një aktiviteti dinamik, pas asaj pjesëmarrjeje intime në frymëmarrjen politike në kolektivin punonjës, jo vetëm si rini, por në tërë Kombinatin, erdha si kryetar i (asokohe) Komitetit Komunal të Lidhjes së rinisë së Prishtinës”…)

-…Prano Qemal, e di se do të pranosh, ndoshta edhe mua më ka ndodhur kur të vija në zyrë, me të pyetur, djalosh, ku është kryetari i rinisë…

(… Po, pse djallinmos të pranojë. Me ka ndodhur, ditët e para, po si nuk më ka ndodhur, por, më besoni, aspak nuk grimëcohesha në hidhërim. Përkundrazi, Shpjegosha. Menjëherë lëshohësha në zgjedhjen e problemit në nyje…”)

-… Djaloshi i vogël nga Mitrovica Qemal Hasani, kryetari i ri (aso kohe) i Komitetit komunal të LR të Prishtinës, shpejt u rrit, shpejt u bë burrë, shpejt u bë partizan i vetëqeverisjes, i bashkëjetesës… U rrit Qemali, u bë burrë e udhëheqës i asaj armate të rinjsh (asokohe) statistika i numëronte rreth 25 mijë anëtarë të rinisë në Prishtinë. Gjersa moshatarët e tij shkriheshin pas lojës së topit, Qemali shkrihej edhe për një numër më shumë në vargun e mundësive për mësim, argëtim, edukim…, për të gjithë të rinjtë e të rejat e kryeqytetit të Kosovës. E na kujtohet ditë të vrullshme kishte Prishtina asokohe. Themelet e qendrës së ardhshme universitare, me të madhe i vente. Prishtina ishte qytet i rinisë. Prishtina bëhej qytet studentësh. Qytet universiteti. Por, ditë e përditë, Prishtina bëhej, gjithnjë e më e gjallë, qytet i një armate të tërë të të rinjve punëtorë, shkollarë…

-… Me fuqinë e tij (pa tepricë) gati – gati,magjike, Qemali me shokë, të tubuar rreth forumeve rinore, rrënonte nga një problem nga një barierë… Kështu, përditë.

-… gjithmonë Bajram, kam pasur dhe do të kem, përderisa të jem gjallë, besim të pathyer në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, n ë vijën e drejtë e të pastër të politikës së saj, përherë, çdo problemi të çfarëdo peshe specifike qoftë, i kam hyrë me besim të plotë se do ta asgjësojmë patjetër.

Besimi është arma më e fortë. Ç të flas tjetër…”

  • Nuk vonoj shumë e, Qemal Hasani, erdhi në postin e kryetarit të (asaj kohe) Komitetit Krahinor të Lidhjes së Rinisë së Kosovës.

(“… asgjë shqetësuese. Asgjë e pa njohur. Vazhdim në kontinuitet i Revolucionit që nuk pranë kurrë. Horizonti më i gjerë. Fusha e aktivitetit më e gjerë. Revolucioni, po them, në vazhdim e sipër…”)

  • Vjedh, kështu, herë pas herë, nga ndonjë fjalë “për biografi” nga ky i ri, nga ky revolucionar në kuptimin me tëdendur të fjalës, e kurrë nuk mund i gjej nyjën qetësisë së tij. Kurse, nga ana tjetër, për ditë, duhet të jenë mbushur plot dhjetë vjet të shqetësuara të këtij shekulli, të kësaj epoke – “epoha jonë përherë është më shqetësuarja”! – rezonim interplanetar i rinisë, tok e tok meridianeve, e kam shikuar Qemalin si piqet e digjet, pas aksioneve, pas detyrave të ditës, javës, uajit, vitit e më gjatë që duhet krkyer, e kur në jetë, nuk kam mundur që më syrin tim (jo me syrin magjik të kamerës) të zë Qemalin si piqet e digjet pas aksioneve, pas detyrave të ditës, javës, muajit, vitit e më gjatë që duhet kryer, e kur në jetë, nuk kam mundur që më syrin magjik të kamerës) të zë Qemalin e humbur, se kam parë në lëvizje më të shpejta sot se dje, si kam dëgjuar zë më tëlartë sot, se dje. Çudë. Me të vërtetë çudë. As zë i lartë. Asnervozitet. As grusht tavolinës… Kurrë.

  • Tani Qemal Hasanin e kam më afër, me punë mendoj. Po rrumbullakësohet viti qyshseështë duke punuar në Televizionin Prishtina, si redaktor i programait ditor informativ politik. Ishin këto ditë kur çdo njërit, çdo të inkuadruari në këtë institucion të infoirmimit publik para startit i “digjej nën këmbë” e, Qemal Hasani, krye detyrave të para vazhdon të lufton me armën e tij “të mëshehur” me qetësi, me atë qetësi eruptive që shemb çdo barrierë.

  • Qemali, po Qemal Hasani, pos që është redaktor i programit ditor, ai para disa ditësh u zgjodh sekretar i Organizatës së LK TË Televizionit Prishtina. Asgjë e rastit. Punë e tij e vlershme në kontinuitet që nuk do ndërpre.

(“… nuk më bëjnë dot ndonjë pengesë punët zyrtare as ato partiake, por këto ditë, jam duke i dhënë provimet e fundit në Kibernetikë… E dini si është kur më sy të thjeshtë shihet horizonti…..”)

Kështu më thotë Qemali, këto ditë, gjersa me tren afarist udhëtojmë për në kryeqytetin e vendit tonë, ku pos detyrës në përgatitjen e serisë televizive mbi “Qytetët hero” e priste, në pritë edhe një provim në Kibernetikë…

  • Qemal, mu duk se në heshtje i thashë, një ditë do të dëshiroja që biografinë tënde në letër të qes!
  • Njerëztë mëdhenj nuk ka më, pos, biografi jo të sakta mbi ta! – Eugjene Montale (nobelist për poezi, 1975)! Mu duk se ky citat shkëputur nga gojë e nobelistit që, Qemali ma tha me buzëqeshje, diç lidhje me dëshirën time … pati!

Flaka e Vëllazërimit, janar 1976 Bajram Sefaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Tërmeti shkatërrues në Indonezi, 162 viktima deri tani

Aftësia e EU sot për sot është vetëm, aplikimi i sanksioneve!