Lazer Stani
Edhe kjo mbrëmje u mbush me trishtimin e një lajmi të dhimbshëm: qenka ndarë nga jeta poeti Adem Istrefi! Njeri sojshëm, i fisëm, i dashur. me humor dhe i gezueshëm, që çdo takim dinte ta shndërronte në një festë të vogël, që dinte t’i kthente në buzeqeshje brengat dhe zhgënjimet e kësaj jete. Shqiptar i mirë dhe humanist në mendje, shpirt e zëmër, si rrallëkush, mik dhe dashamir i së bukurës, do të mbetesh përgjithmonë i paharruar në zemrën time.
Pushofsh në paqe dhe e paç të plotë hisen tënde të diellit në jetën e pasosun!