in

Qelaj priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë

Me ftesë të tij, Avokati i Popullit i Kosovës, z. Naim Qelaj priti në takim z. Kilian Wahl, ushtrues detyre të shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, si pjesë e takimeve të rregullta ndërmjet dy institucioneve.

Avokati i Popullit e njoftoi z. Wahl për planet e institucionit për vitin 2021 dhe me theks të veçantë u diskutua për strategjinë pesë vjeçare e cila është në përfundim e sipër dhe mbështetjen që OSBE mund të ofrojë në zbatimin e aktiviteteve.

Z. Qelaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka ofruar Institucionit të Avokatit të Popullit, që nga ditët e para të themelimit dhe funksionimit, duke theksuar bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë pasur përgjatë viteve.

Lini një Përgjigje

Avokati i Popullit i shqetësuar për moszbatimin e masave gjatë fushatës së zgjedhjeve

Gjermania kundërshton, jo Ambasada e Kosovës në Jerusalem