in

"Putini nuk ka asnjë shqetësim për vrasjen e njerëzve, madje edhe në një numër shumë të madh"

Politologu i Harvardit, Graham Allison, nuk beson se sundimtari i Kremlinit Putin po vepron në mënyrë të paarsyeshme, edhe pse ai bënë gabime në vlerësimin e situatës. Për shkencëtarin është e qartë: nëse ka dyshime, Putini do të përdorte gjithashtu një bombë atomike – nëse do të kishte frikë për jetën e tij.

Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë? Shkencëtari politik amerikan dhe profesori i Harvardit, Graham Allison, beson se Perëndimi do të duhej t’i bëjë një ofertë sundimtarit të Kremlinit.

“Të përballesh me liderë të tmerrshëm, madje edhe me vrasës masive, është fatkeqësisht pjesë e historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha shkencëtari për “ Spiegel ”.

Për Allison-in është e qartë: “Putini nuk ka asnjë shqetësim për vrasjen e njerëzve, madje edhe në një numër shumë të madh.” Megjithatë, duhet të kërkuar një zgjidhje për ta larguar atë, nga një dhunë gjithnjë e më e madhe.

“Putini mendon se në rast humbjeje, do të humbasë jetën”

 

“Udhëheqësit e Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë parashtrojnë pyetjen : a mund ta humbasë Putini këtë luftë dhe nëse humbja është e qartë, a mund t’i mbijetojë?

Nuk e di cila është përgjigja e tyre. E imja është: jo. Mendoj se ka të drejtë të besojë se, në rast të një disfate të qartë do të humbasë pushtetin dhe ndoshta edhe jetën e tij”, tha 82-vjeçari.

Politologu i Harvardit analizon: “Putini do të hynte në historinë ruse si njeriu që humbi Ukrainën dhe ndoshta edhe ringjalli Perëndimin. Kjo nuk është një perspektivë e mirë për të – dhe në të njëjtën kohë pika analitike e kësaj pyetjeje: nëse ai detyrohet të zgjedhë midis kësaj disfate dhe një përshkallëzimi të dhunës dhe shkatërrimit, atëherë, sipas vlerësimit tim, si një aktor racional, ai do zgjidhni këtë të fundit.Me fjalë të tjera: rritjen e dhunës.

Politologu i Harvardit: Perëndimi duhet t’i bëjë një ofertë Putinit

 

“Nëse i ofrojmë atij alternativën e qartë për të humbur gjithçka, ose për t´i hyrë një rreziku, duhet të presim përdorimin e një arme taktike bërthamore,” frikësohet Allison.

Prandaj duhet të bëhet fjalë për t’i ofruar diçka Putinit. Për shembull, Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për 15 vjet. Ose mundësinë që Rusia në fakt lidhjen me një urë tokësore për në Krimenë.

Në fund të luftës, megjithatë, Rusisë duhet t’i bëhet e qartë “se kostot e këtij pushtimi, i tejkalojnë përfitimet e tij dhe se Putini do të dal i dobësuar ndjeshëm”.

Në të njëjtën kohë, SHBA dhe NATO duhet të gjejnë një mënyrë për t’u marrë me sundimtarin e Kremlinit. “ Na duhet të jetojmë ende me Putinin dhe njerëzit e tij, ashtu siç na duhej të jetonim me Stalinin dhe Maon. Por ata duhet të llogarisin se nuk do të blejnë më në Paris, nuk do të jetojnë në Londër, apo të lundrojnë në Nice,” beson Allison.

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

A ka vdekur Nazim Bllaca?