in

Putini foli, mobilizim të pjesshëm deri në 300.000 veta !

Nga Sherif Ramabaja

Rusia është e kërcënuar. Perëndimi po e kërcënon sigurinë nacionale të Rusisë. Ne do të përgjigjemi. Unë e shpalli mobilizimin ushtarak, që do të përfshijë deri në 300.000 trupa. Unë nuk po tallem, në rast nevoje do ta përdori edhe arsenalin atomik.

OKB kishte planifikuar takimin e rregullt të Asamblesë së saj ku burrështetasit botërorë do të diskutonin për problemet globale, e sidomos agresionin rus ndaj Ukrainës, kurse në anën tjetër Putini paralajmëroi një fjalim historik para kombit, qendrave televizive dhe mediave.

Paralajmërimi i tij ishte shtyrë në mënyrë taktike, siç ai e bënë këtë, në takimet me vizituesit e tij, por tash i interesonte, ta tërhiqte vëmendjen e botës, për fjalët e „arta“ të tij.

Pra kishim takimin e Asamblesë së OKB në njërën anë dhe paraqitjen „spontane “, të “paparamenduar” të Putinit para opinjonit rus, por që synim kishte t´i drejtohej botës. Apo ndoshta e bënte këtë, nga dëshprimi, nga humbjet e fundit në Ukrainë, apo ta tërhiqte vëmendjen nga akuzat që priteshin në drejtim të tij, para Asamblesë së OKB, apo ndoshta të ngjallte frikë para referendumit, që po e planifikon për aneksimet e pjesëve, Luhansk dhe Donzek.

Ky fjalim i Putinit sidomos zgjoi kërshërinë e udhëheqjes serbe sidomos të Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe Dodik të cilët nga krenaria e tyre për Putinin u ngritën në këmbë. Këtë e kemi pritur që nga fillimi. Tash do e shihni se cila është Serbia, shihej në fytyrat e tyre të çartura.

Ftesa për mobilizim e obligon Bjellorusinë, ish shtetet sovjetike, por edhe ne Serbinë deklaruan ata. Kaosi që pritet të shpërthej në botë, na krijon mundësinë që edhe ne t´i realizojmë synimet tona në Ballkan mendojnë udhëheqësit serb. Së pari do t´i qërojmë hesapet me shqiptarët, pastaj do vazhdojmë me radhë.

Në anën tjetër nga Asambleja e OKB, shqiptarëve u servohej fotoja e përbashkët e Ramës dhe Vuçiqit. Që të dy dukeshin të tërhequr me kokën lartë, që të dukeshin, më i  gjatë nga tjetri. Ata mendonin se me gjatësi e përcaktojnë dominimin, sikurse fëmijët kur maten se cili është më i gjatë, për ta përcaktuar forcën ndaj të tjerëve. Putini s’kishte me kënd të matej, por tregoi se me te nuk arrihet paqja, këtë e ka dëshmuar edhe Vuçiqi prej vitesh.

Vuçiqi nga atje me gjeste taktizoi që të fillohet me mobilizimin, kurse Rama me naivitetin e tij, mendon ende për Ballkanin e Hapur.

Kurti para disa ditësh kishte tërhequr vërejtjen e rrezikut të një lufte nga Serbia, por për këto qëndrime ishte qortuar nga opozita, kurse në realitet këmbanat kanë filluar të bien.

Serbisë i duhet vetëm kaosi, për të cilin po kujdeset Putini, që sa më parë të filloi. Me siguri nga ky moment do të fillonte „Rendi i Ri Botëror” sipas pikëpamjeve të Rusisë dhe Serbisë. Bota do të duhet të funksiononte, ashtu si ata e programojnë.

Që nga thirrja e një mobilizimi të tillë nga Putini, rusët po mendojnë vetëm se si të largohen nga Rusia. Biletat për Armeni janë shitur të gjitha. Largimi në masë ka filluar në drejtim të të gjitha republikave ish sovjetike, aty ku nuk kërkohet vizë.

Largimi drejt kufirit të Finlandës ka filluar me makina, po edhe edhe në këmbë, ku shihen radhë të gjata. Tash duhet të pritet se si do të veprojnë serbët dhe kah do të ikin. Ndoshta ikjen, do t´ua mundësojnë të gjitha ish republikat jugosllave përpos Kosovës e cila nuk ka kapacitet, apo e refuzojnë nga paragjykimet e propagandës serbe mbi shqiptarët. Mbetet të shihet.

Lini një Përgjigje

Protesta të përgjakshme të vajzave e grave në Iran kundër shamive

Lira turke zhvlerësohet në nivel rekord