in

Putin dhe Vuçiq janë një

Shkruan: Enver Bytyçi

Kreu i diplomacisë serbe, Nikola Selakovic dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrorv, kanë nënshkruar dje një marrëveshje për përafrimin e qëndrimeve të të dy vendeve në politikën e jashtme! Kjo marrëveshje u çertifikua në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Që do të thotë se Beogradi e Moska ruajnë dhe forcojnë më tej aleancën e tyre strategjike. Që do të thotë më tej, se Beogradi e përshëndet agresionin rus kundër Ukrainës. Madje nuk është kundër përdorimit të armëve atomike dhe mbështet qëndrimet e deklaratat e presidentit rus për një luftë bërthamore!Një marrëveshje Moskë-Beograd për unifikimin e qëndrimeve në politikën e jashtme midis Rusisë dhe Serbisë nuk është nënshkruar me asnjë vend tjetër të ashtuquajtur “aleat” të Kremlinit. Përkundrazi ato që konsiderohen si vende aleate po distancohen dita ditës nga politikat luftënxitëse e shkatërruese të presidentit Putin. Por Serbia duket se dëshiron të kontribuojë për “fitoren” e Rusisë në Ukrainë.

 Ndryshe e sheh veten të dobësuar dhe të drobitur!Nëse beogradi do të distancohej së paku nga agresioni rus në Ukrainë, atëherë do t’I mbetej vetëm një aleat I sigurt – kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos në Perendim, që ta “mirëkuptojnë” Serbinë, sepse ajo nuk mund të distancohet nga Rusia, pasi mbi 80 për qind e serbëve besojnë se Putin bën një luftë të drejtë!Atëherë pse ky kryeministër forcon miqësinë e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq?! Kur shumica dërmuese e serbëve janë me Vladimir Putin, a mundet që presidenti i këtyre qytetarëve të jetë kundër tij?!

 Marrëveshja e nënshkruar na konfirmon se Putin dhe Vuçiq janë një. Ndaj kam të drejtë të besoj se përmes Vuçiq, edhe Edi Rama dëshiron të ruajë lidhjet e tij me Moskën, lidhje të nisura që kur i ati i tij, Kristaqi, studionte në Moskë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Një det mbresash: Nga Vera (ime), pa kthim!

Mehmet Akifi i fëmijërisë sime