in

PU e Brigadës 141 “Mehë Uka” gjatë luftës, me tabela të posaçme në automjetet e tyre

Në kohën e luftës së fundit në Kosovë, pikërisht 22 vjet më parë, Brigada 141 “Mehë Uka” e Zona Operative e UÇK-së “Shala e Bajgores”, ishte e vetmja brigadë ku policia e saj ushtarake, në automjetet e tyre kishin vendosur tabelat e posaçme.

Hysni Syla

Pjesëtarët e policisë ushtarake të Brigadës 141 “Mehë Uka”, përveç kontributit në aktivitet ushtarake, ishin shumë të angazhuar edhe në parandalimin e dukurive negative dhe luftimin e keqbërësve, që edhe në atë kohë ishin të shumtë dhe të pamëshirshëm.

Pjesëtarët e policisë ushtarake me shumë sukses e kanë luftuar kontrabandën, hajninë dhe banditizmin në tërë territorin e komunës së Mitrovicës. Në një shkrim që kisha bërë 22 vjet më parë për luftën e suksesshme të Brigadës 141 “Mehë Uka” dhe në veçanti të policisë së saj ushtarake, shihet një sukses konkret i kësaj policie, duke i zënë tre keqbërës, që kishin vjedhur gjësende me vlerë të madhe në shtëpitë e banorëve dhe që fatmirësisht i kishin detyruar nga keqbërësit të kthejnë rreth 40 për qind të mallit të vjedhur, që arrinte vlerën prej rreth 80.000 marka gjermane. Mallin tjetër keqbërësit e kishin shitur apo shpërnda tek grupet tjera kriminale.

Vlen të theksohet, se policia ushtarake e kësaj brigade kishte edhe automjetet e veta dhe me tabela të posaçme, ngjyrë të kaltër, me të cilat identifikoheshin, tabela të cilat nuk i kishin policët ushtarak të brigadave tjera.

Lini një Përgjigje

Besëtytnitë e mia

Kurti, i ekzaltuar se në zgjedhje do të fitojë më shumë se 65 deputetë