Në profilin e Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj shkruan:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik. Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.
Na priftë e mbara!
RH
Të dashur demokristianë
Çështja e Kuvendit të 31 tetorit 2020 është në proces të vendosjes nga organet kompetente të KQZ-së. Ende nuk ka një legjitimitet të ri, ekziston vetem legjitimiteti i vjeter para Kuvendit të 31 tetorit 2020 dhe deri në legjitimitetin e ri kryetar i PSHDK-së është Dr. Ukë Berisha. Njerzit jo legjitim nënshkruajnë marrëveshje dhe paraqiten në emër të PSHDK-së. Individet mund të bashkëpunojnë me cilen do parti, por në emër të PSHDK-së nuk ka të drejtë të paraqitet askush perveç kryetarit te saj legjitim Dr. U. Berisha.
Qendra për informim e PSHDK-së


