Kryki , shumë më i hershëm se kryqi
Shkruan: Fahri Xharra
Një nga perudhat më të errëta për ne , ishte shekulli i 12-të kur si Kisha Lindore ashtu edhe ajo Perëndimore i zhdukën katharët nga faqja e dheut.Metodat e përdorura ishin nga më antinjerzoret, jo vetë vrasje të zakonshme me armët e kohës por edhe zierje në kazana me ujë të valë.
Thrako-ilirët ishin kryqtarët e vetëm shumë kohë para krishterimit, reliket e kryqit dallohen edhe në shpellat e ndryshme kur njeriu i hershëm dinte të vizatonte kryqin, jo si kryq në kuptimin e sotëm por një shenjë që e paraqiste njeriun në këmbë me krahë të hapur, aty mendohej që jemi qenie që logjikojmë dhe se fjala rridhte nga gjuha pellazge “ kry – ki “, por edhe tjetra që në vertikale qëndronte rrezja e diellit dhe në horizontale depërtimi i rrezeve në tokë, kjo ishte jeta. (https://njekomb.org/fahri-xharrakryqi-simbol-pagan-edhe-i-ilireve/ (Në veriperëndim të fshatit Carrallukë, në lagjen Rugova, pranë anës së majtë të vades me ujë të nxehtë që vjen nga burimi termal i Banjës së Pejës gjendet njëra ndër varrezat më të mëdha jo vetëm në territorin e komunës së Istogut, por edhe në Kosovë. Quhet me emrin Vorret e Vjetra.)
Katharët më tepër ishin të përqendruar në Thraki, ku më vonë me fillet e Krishterimit në ato toka, pra vendi nga pushtimi turk i shek.6 deri në shekullin 9-të u shdërrua në një vend të krishterë. Të krishterët ishin të lidhur me Kishën e Konstatinopojës , kurse krahas tyre jetonin edhe Katharët që në sllavishten e vjetur u quajtën “ bogumilë” ( të dashurit e Perëndisë ). Ata ishin të shpërndarë gjithandej deri në jugun e Francës ku quheshin Albigjenë.
Albigjenët arritën të jetojnë deri në shekullin e 12- të , kur në një marrëveshje të Kishes Lindore dhe asaj Perëndimore (shkizma e vitit 1054) filloi gjuetia ndaj Albigjenëve ( katharë, bogumil ) gati në të njetën kohë. Po e përsërisë frontalisht si lindja ashtu edhe perëndimi i dogji të gjitha shkrimet e tyre, i rrënoi të gjitha vend-lutjet e tyre dhe pastaj edhe zhdukjen fizike të tyre me metodat më jo-njerëzore dhe kështu për njër periudhë shumë të shkurtër u zhdukën katharët.
Freska e e Nemanit në Ras, ku vendosej për zhdukjen e katharëvePra katharët nuk u studiuan si duhet, ngase nuk mbeti asgjë e shkruar. Flasim vetëm nga shkrimet e kundërshtarëve të tyre. Sa mbajnë të vërteta ato shkrime ?
Me qenë se ishin shumë të vjetër me fenë e tyre ata, ata e donin krishterimin të para Kishës, duke mos e pranuar hierarkinë kishtare, fuqinë sunduese dhe dhunën e saj, po ashtu si protestanët e shek. 15 –të. Nga Kisha Lindore më i pamëshirshmi ndaj tyre ishte Stefan Nemani i cili e kishte ndaluar me ligj që t`iu përmendet edhe emri.
Kishat zyratare sunduese pra si e thash edhe më lartë si ajo perëndimore dhe kjo lindorja i shpalli katharet heretikë dhe veprën e tyre herezi duke i djegur edhe librat edhe njerëzit, dhe u organizuan shumë ekspedita ushtarake. Kisha lindore e Stefan Nemanit ishta ajo që i çrrënjosi katharet nga tokat tona
Dënimet ishin me dëmtime trupore, djegie në turrë të druve, prerje të gjuhes, vulosja me hekur të skuqur në fytyrë, plaçkitje të pasurisë dhe normalisht ndjekje nga tokat e tyre . Ikja e madhe u bë në Bosne, ku shenjat e tyre edhe sot ekzistojnë.
Gdhendje kathare në Bosnje
Bosnje
Kjo e fundit është gjetur në Peshter ( NoVi Pazar )
Kështu mbaroi një epokë e kryqit të para kishtar.Më intereson të dijë se sa është shkruar për këtë temë nga historianët shqiptar