in

Pse fitorja e Bidenit mund të jetë katastrofë për Erdoganin?

Pompeo kritikoi ndërhyrjen e Ankarasë në Libi, Karabak  dhe Mesdheun lindor, por Trump e përshkroi Erdogan gjatë vizitës së tij në Uashington : “Ai është miku im. Dhe jam i kënaqur që nuk kemi pasur kurrë asnjë problem sepse, të them të drejtën, ai është një udhëheqës kundër vrasjeve dhe është njeri i fuqishëm”. Por Erdogan  është i shqetësuar për zgjedhjet e Biden , sepse  SHBA mund të mbështesë opozitën turke

Nga Daniel-Dylan Böhmer, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Presidenti turk e uroi shumë vonë fituesin e zgjedhjeve në SHBA. Në fakt, Erdogan ka arsye të mira për ngurrimin. Njeriu i fuqishëm në Bosporus, tani kërcënohet me sanksione dhe rreziqe shumë personale.

Kur Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo mbërriti në Turqi të martën,  tregoi se vizita e tij shënoi fundin disi të ftohtë, të asaj që ishte në të vërtetë në marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira, midis administratave të Rexhep Tajip Erdogan dhe Donald Trump. Në Stamboll Pompeo u takua me Patriarkun Bartholomew I, kreu i të krishterëve ortodoksë që e shohin veten të sulmuar nga qeveria e Erdoganit. Bisedimet me Presidentin turk dhe me homologun e Pompeo Mevlüt Cavusoglu nuk ishin në program – megjithëse ishte një ftesë nga Cavusoglu.

Në një intervistë për gazetën franceze “Figaro” , e cila gjithashtu u botua në WELT, Pompeo kritikoi ndërhyrjen e Ankarasë në Libi, Karabak  dhe Mesdheun lindor: “Ne jemi të shqetësuar për përdorimin e shtuar të aftësive ushtarake turke. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë si privatisht, ashtu edhe publikisht. ”Por edhe nëse Pompeo përdor personin e parë shumës këtu, shefi i tij Donald Trump, duket se e sheh Turqinë ndryshe.

Në fund të vitit të kaluar, Trump e përshkroi Erdogan si më poshtë gjatë vizitës së tij në Uashington : “Ai është miku im. Dhe jam i kënaqur që nuk kemi pasur kurrë asnjë problem sepse, të them të drejtën, ai është një udhëheqës kundër vrasjeve dhe është një njeri i fuqishëm. Ai është një njeri me tipare të fuqishme dhe po bën gjënë e duhur, unë e vlerësoj atë dhe gjithashtu, do ta vlerësoj atë edhe në të ardhmen “.

Në fakt, megjithë fërkimet e përhershme, për shembull me Pastorin Andrew Brunson, i cili ishte burgosur në Turqi, Trump gjithmonë shmangte konfrontimin me Erdoganin. Në vjeshtën e vitit 2019, Trump lejoi Turqinë të marshonte kundër milicisë kurde YPG, e cila kishte qenë aleate me SHBA, në Sirinë verilindore. Kur Kongresi Amerikan bëri thirrje për sanksione kundër Turqisë, sepse Ankaraja kishte blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400, Trump bllokoi masat ndëshkuese.

Ka shumëçka që i ndan të dy presidentët. Erdogan në mënyrë të përsëritur shtrëngoi retorikën e tij kundër Izraelit, ndërsa Trump u paraqit si aleati më i pakushtëzuar i shtetit hebre, që ka jetuar ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ishte mbase ndër miqësitë ndërkombëtare më kontradiktore në mes Trumpit dhe Erdoganit, por funksionoi.

Kjo mund të ishte për shkak të faktit se Trump, po bën biznes në Turqi dhe Erdogan madje mori pjesë në inaugurimin e Kullave Trump në Stamboll, në 2015. Përveç kësaj, dhëndërit e të dy presidentëve, Berat Albayrak dhe Jared Kushner, duket se shkojnë mirë dhe kuptohen.

Njoftime të qarta nga Biden

Ajo që kërcënon qeverinë e Erdoganit nën presidencën e Joe Biden, nga ana tjetër, duket si një -katastrofë e programuar e mundshme, kur shikohet nga këndvështrimi i Ankarasë. Dhe pse Erdogan gjithashtu mund të takohet me të personalisht. Para zgjedhjeve, Biden zakonisht bënte vetëm komente të paqarta në lidhje me politikën e tij të jashtme, të mundshme. Por kur erdhi puna për Turqinë, presidenti i zgjedhur bëri deklarata mbase të qarta, si një kandidat.

Për shembull në Mesdheun lindor, ku Erdogan përdor forcën e tij detare dhe ajrore në mosmarrëveshjen e gazit me Greqinë dhe Qipron. Në një deklaratë nga ekipi i fushatës së Biden mbi marrëdhëniet Greko-Amerikane në Tetor ai tha: “Ndryshe nga Presidenti Trump, Joe do të kundërshtojë sjelljen Turke, që shkel ligjin ndërkombëtar dhe detyrimet e Turqisë si një anëtar i NATO-s, të tilla si shkeljen e hapësirës ajrore Greke “

Biden do të punojë me Greqinë, për të stabilizuar Mesdheun lindor dhe ai ka qenë gjithmonë kundër, pushtimit turk të Qipros. Ai gjithashtu dënon transformimin e ish bazilikës Hagia Sophia në Stamboll, në një xhami nga qeveria e Erdoganit.

Simpatia e kahershme e Bidenit, për armikun turk, Greqinë shkon aq larg, sa ai dyshohet se, dikur e përshkroi veten si një Grek nderi dhe u prezantua si ” Joe Bidenopulos ” gjatë një fushate elektorale, përpara Amerikanëve me origjinë Greke 2012

Test i stresit: Armenia 

Por sfondi i Bidenit, është problematik për Erdoganin edhe për arsye të tjera. Mbi të gjitha, Biden u konsiderua si këshilltar i ngushtë i Barack Obamas, i cili, si president i SHBA, hyri në një aleancë me kurdët sirianë.

Presidenti turk u pat ankuar në mënyrë të përsëritur, për dorëzimet e armëve të SHBA, në  duart e YPG Kurde, në luftën e tyre kundër milicisë terroriste IS. Uashingtoni mbështet njërën organizatë terroriste, për të luftuar tjetrën, pat thënë Erdogan gdhendur.

Dhe në atë kohë, ishte vetë Nënpresidenti i SHBA Biden, ai që akuzoi Erdoganin se, ka kontribuar vetë në krijimin e IS, duke lejuar luftëtarë të panumërt Islamistë, të kalojnë kufirin turk në Siri. Baiden më vonë kërkoi falje. Por disa vëzhgues, madje spekulojnë se, ndërsa Presidenti Biden, mund të rinovojë aleancën me Kurdët. Por kjo nuk është aspak e sigurt.

Sidoqoftë, dy pika tensioni midis Ankarasë dhe Uashingtonit janë aq të sigurta, saqë mund të thuhet, ekzistojnë në kalendar. Një datë kritike është 24 Prilli 2021. Në këtë ditë, Armenët përkujtojnë çdo vit, vrasjen masive të bashkatdhetarëve të tyre, nga ushtria e sulltanit Osman në 1915.

Në prill të këtij viti Biden premtoi se, nëse në SHBA do të fitonte zgjedhjet, ai do t’i njihte mizoritë e bëra si gjenocid . Turqia po lufton kundër këtij përcaktimi ndërkombëtarisht, dhe qeveria Erdogan, po përndjek gjithashtu njerëzit brenda, që e përdorin atë publikisht. Nëse Biden do të bëjë njoftimin e tij, për Ditën tjetër të Përkujtimit, një reagim i ashpër nga Ankaraja është i sigurt.

Testi tjetër i parashikueshëm i qëndrueshmërisë, pritet të mbahet më 1 mars 2021. Pastaj gjyqi i Halkbank turk, i cili akuzohet se ka minuar sanksionet amerikane ndaj Iranit  dhe do të vazhdojë në Nju Jork. Dhe me dijeninë e Erdoganit dhe dhëndrit të tij dhe më pas ministrit të financave Albayrak, pretendon biznesmeni turko-iranian Reza Zarrab , i cili dëshmoi në këtë çështje. Albayrak u largua nga detyra javën e kaluar.

Erdogan thuhet se i detyrohet vullnetit të mirë të Trumpit, po vetëm se autoriteti i taksave amerikane, ka kohë që ka vendosur sanksione ndaj bankës shtetërore turke. Avokati i tij Rudolph Giuliani madje kishte marrë në mbrojtje ish-menaxherin e Halkbank Hakan Atilla, i cili u dënua me 32 muaj burg dhe u la i lirë në verën e 2019, pas më shumë se dy vjet në paraburgim amerikan.

Biden nuk ka gjasa, të ketë të njëjtën simpati për presidentin turk. Nëse në të ardhmen, sanksionet e Iranit vendosen në të vërtetë kundër Halkbank, një çështje që do të mund të bëhet një problem politik ndërkombëtar, në të cilën përmendet edhe emri i Erdoganit dhe i të afërmve të tij.

Biden dëshiron të marrë masa kundër Rusisë

Sanksionet e Kongresit për blerjen e anti-raketave ruse, mund të priten së shpejti, nëse Presidenti Biden, nuk i bllokon ato. Një shumicë e demokratëve të Senatit nuk janë aspak të sigurt, por shumë republikanë besojnë se, ato janë masa ndëshkuese kundër Turqisë.

Pentagoni argumenton se përdorimi i pajisjes ruse, kërcënon sigurinë e sistemeve turke të integruara në strukturat e NATO-s dhe kështu edhe të aleatëve perëndimorë. Por pikërisht këtu, fillon shansi i vetëm i Erdoganit, për të shpëtuar marrëdhëniet me Uashingtonin.

Në ndryshim nga Trump, Biden ka njoftuar se ai do të kundërshtojë qartë ndikimin e Rusisë në botë. Në asnjë rajon të botës, ky zgjerim rus, nuk është më i dukshëm sesa në Lindjen e Mesme. Dhe atje Turqia mbetet një partner i pazëvendësueshëm për SHBA. Qeveria e Erdoganit, po anon gjithnjë e më shumë nga Moska, jo vetëm për sa i përket S-400. Do të kishte kuptim, vetëm që Biden të përpiqej, ta ndryshonte këtë trend.

Kjo, nga ana tjetër, do të kërkonte oferta – edhe nëse ato konsistojnë vetëm në injorimin e bezdisjeve të caktuara. Në fakt, Biden mund të ketë një lidhje personale me Erdoganin. Në fund të fundit, ai u takua me të ballë për ballë disa herë, përfshirë në 2016. Në atë kohë, Obama dërgoi zëvendësin e tij në Turqi për të qetësuar Erdoganin, i cili mendoi se dënimi i Uashingtonit, për përpjekjen për grusht shteti në korrik, erdhi shumë vonë.

Disa vëzhgues në Turqi, interpretojnë gjithashtu, dorëheqjen e dhëndrit të tij Albayrak, të cilin Erdogan mbase nuk e ka iniciuar, por e ka detyruar, si një koncesion për qeverinë e re të SHBA. Në qarqet e opozitës ka shpresë që Erdogan, mund të lirojë disa të burgosur politikë të shquar, si një koncesion i mëtejshëm.

Objektivi: mposhtni Erdoganin

Megjithatë, Ankaraja është padyshim e shqetësuar për zgjedhjen e Bidenit. Njëherit mbretëron shqetësimi, për mundësinë e sanksioneve të reja të SHBA-së, tha një përfaqësues anonim i qeverisë turke, transmetuesit “Al Jazeera”. Dhe gjithsesi asnjëri nuk është i “ngazëllyer saktësisht” nga presidenti i ri. Në fakt, Erdogan vetëm e uroi Bidenin, pasi shumica e krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane, kishin dërguar urimet e tyre prej kohësh. Disa kontradikta themelore midis të dyve vështirë se mund të kapërcehen.

Një akuzë kryesore e fushatës së Bidenit kundër Trumpit ishte se, ai “përqafohet me diktatorët”, Erdogan gjithashtu u përmend për këtë. Në regjistrimin videos, të një interviste me “New York Times” nga dhjetori 2019, e cila u shfaq në publik vetëm verën e kaluar, Biden shkon shumë më tej: Uashingtoni duhet të rivendosë kontaktet me opozitën turke, siç u pat vepruar nga ana e tij, kur ishte nënpresident.

Edhe më shumë: “Ne mund të promovojmë ato elemente, në udhëheqjen Turke që ekzistojnë ende, dhe të arrijmë më shumë me ta, dhe t’i inkurajojmë ata në mënyrë që ata të jenë të fuqizuar, të përballen dhe të mposhtin Erdoganin. Jo nga një grusht shteti, por nga sistemi zgjedhor. Për ”Humbjen e Erdoganit – disa njerëz në Turqi, sigurisht që do të donin të flisnin, për një projekt të tillë me Biden. Sigurisht që kjo nuk është një bazë, për marrëdhënie të mira me Presidentin Turk.

Lini një Përgjigje

Gjykata Speciale ngre aktakuzën ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Jahjaga: Liderët e vendit nuk po shqetësohen me ikjen e qytetarëve