in

Pse është Albin Kurti njeriu kyç i Ballkanit Perëndimor?

A është Albin Kurti njeriu kyç i Ballkanit?

Boban Batriqeviç / Pobjeda

Kur Milo Gjukanoviq pranoi axhendën evropiane dhe malazeze në fund të viteve nëntëdhjetë, ai u bë njeriu kyç në rajon në rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit.

Kjo i dha fund kasaphanes ballkanike të projektuar në Memorandumin e SANU-së. Pak më shumë se një dekadë pas largimit të Sllobës në Hagë, SANU publikoi një Memorandum të ri, këtë herë një version të rinovuar me disa këngë të reja, por me të njëjtat udhëzime.

Ai memorandum përkon edhe me forcimin e pushtetit politik në Serbi të presidentit aktual Vuçiq. Prandaj, rajoni mori versionin e butë të Memorandumit dhe versionin e butë të Millosheviçit. Rezultati është i ngjashëm, tani për tani vetëm pa luftë.

Pengimi i Bosnje-Hercegovinës, pengimi i Kosovës dhe sukcesionit të Malit të Zi, izolimi i plotë dhe errësirë mediatike, pulsimi i nacionalizmit serbomadh të shkaktuar nga steroidet. Mirëpo, ashtu si Millosheviqi filloi të pengohet në Mal të Zi në fund të shekullit të 20-të, tani Vuçiqi po fillon të pengohet në Kosovë.

Ideja e tij perfide për të formuar të ashtuquajturin Asociacion i komunave serbe (lexo: të ashtuquajturën Republika Srpska e re) do t’i lejonte atij të ndërhynte hapur në Kosovë, ashtu siç ndërhyn në realitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Por, ndryshe nga ato dy vende që janë plotësisht të paralizuara, Kosova sot e vetmja ka forcën reale për të rrëzuar Vuçiqin dhe kështu ta çlirojë Ballkanin Perëndimor nga kërcënimi më i madh që ka parë që nga shfaqja e liderit të Gazimestanit.

Prandaj Vuçiq është nervoz, prandaj Albin Kurti është, siç thotë ai, “llum terrorist” dhe prandaj Albin Kurti është objektivi kryesor i dehumanizimit në fabrikën bestiale serbe mediatike.

Propaganda dhe strategjia e Vuçiqit e bazuar në shembullin e Kurtit nuk po funksionon. Sepse Kurti i bën lëvizjet e tij të mbështetura ideologjikisht, patriotike dhe mbi të gjitha të pavarura. Edhe pse në Kosovë ka shumë kundërshtarë që e shohin politikën e tij si “vetëvrasëse”, veprimet e Kurtit po japin rezultate. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit të Kosovës duhet të respektohen! Presionit të Vuçiqit i përgjigjet me kurriz. Akuzave të Vuçiqit u përgjigjet me fakte.

Vuçiqi po dërgon ushtrinë në zonën kufitare me Kosovën. Thonë, nëse Kurti heq barrikadat, ushtria do të reagojë. Dhe tani vijmë te përfundimi. Nëse Vuçiq e bën këtë, Serbia më në fund do të zbulojë fytyrën e saj të ngjashme me Putinin para administratës së verbër evropiane dhe amerikane, besimi në Vuçiqin i të cilave e ka sjellë Ballkanin Perëndimor në një fazë të paqëndrueshmërisë serioze. Atëherë nuk ka më kthim. Kërcënimi i integritetit territorial të Kosovës e çon Vuçiqin në një luftë totale dhe ai mund ta fitojë atë luftë me ushtrinë e tij të kalbur ashtu siç po fiton Putini në Ukrainë. Rënia e regjimit do të bëhet çështje ditësh.

Në anën tjetër, nëse ai nuk hyn me ushtrinë në Kosovë, dhe Kurti i heq barrikadat, pozita e Vuçiqit në Serbi do të bëhet shumë më e paqëndrueshme, sepse ai do të duhet të justifikohet me opinionin thellësisht të helmuar. Nuk ka më Trump që t’i dhurojë stilolaps, nuk ka më Angela Merkel që ta përkëdhelë pas shpine. Ai për realitetin serb do të bëhet tradhtar i “Besëlidhjes serbe në Kosovë”.

Ku është Mali i Zi në këtë? Mali i Zi është në një pikë kthese. Situata në Kosovë tregon se protestat e JA KU JEMI  duhet të shndërrohen në një lëvizje të përgjithshme shoqërore për çlirimin e Malit të Zi. Nuk ka shpresë në këtë apo atë lëvizje politike që nën presionin e BE-së dhe SHBA-së të bëjnë koalicion me DPS-në dhe me këtë të zgjidhin problemin e Malit të Zi.

Sepse kështu zgjidhet vetëm problemi i DPS-së dhe jo i shtetit. Nëse duam kthimin e Malit të Zi, duhet të kafshojmë me të gjitha forcat dhe të ngulmojmë sado e vështirë të jetë, rrugë, barrikada, bllokada, bojkot të të gjitha institucioneve. Një qëndrim i ashpër shpërblehet. Ja ku e keni Kurtin, prandaj merrni mësim.

(Përkthimi Dush Gashi.  Teksti origjinal në linkun në koment)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Irani ndalon largimin e familjes së legjendës së futbollit nga vendi

Akademik Hivzi Islami – Enver Hasanit: Nuk ka pasur këmbim të Leposaviqit me Preshevën, profesor Hasani!