in

Pse e festojnë në Shqipëri 29 nëntorin e Jugosllavisë së Titos?

Shkruan: Gani MEHMETAJ

Enver Hoxha ia premtoi Titos se do ta festojnë 29 nëntorin ditën e Jugosllavisë së re, Turqisë nuk ka dokumente që ia premtoi Ismail Qemali a Luigj Gurakuqi, nuk ia premtoi as një lider shqiptarë. Megjithatë festen e turkut bajramin mu si festen e serbit vazhdojmë ta festojmë.

 Enver Hoxha ia premtoi Josip Broz Titos me 1947 se do t’ia festonte formimin e Jugosllavisë. Nipat e tij ia mbajtën besën pas gati 30 vjetësh pasi u shkatërrua Jugosllavia. Ju lumtë nipave të Enverit.

Shqipëria është i vetmi shtet në botë që e feston 29 nëntorin ditën e formimit të Jugosllavisë s ë Josip Broz Titos. Të gjitha republikat jugosllave hoqën dorë nga kjo festë para gati 30 vjetësh, as Serbia strumbullari i Jugosllavisë nuk e feston më 29 nëntorin. Mirëpo Shqipëria nuk heq dorë nga premtimi që i dha Enver Hoxha në një letër publike Josip Broz Titos, me 1947. Në letër i premtoi se nga ky vit (pra 1947) Shqipëria do ta festonte 29 nëntorin, tre vjet pas çlirimit, tre vjet kur në Tiranë vazhdonin ta festonin vetëm 28 nëntorin.

Anakronizmi a idiotizmi shqiptar është i papërsëritshëm në Evropë, por anakronizmi e idiotizmi nuk është i papërsëritshëm në raport me pushtuesin tjetër gjakatar – Turqinë. Shqipëria dhe shqiptarët janë të vetmit në Gadishull që i festojnë festat turke: Bajramin e madh e Bajramin e vogël, që na i la peshqesh pushtuesi, përderisa kombet e tjera ditën që e shporrën Perandorinë turke i shporren edhe festat e tyre.

Jugosllavisë ia premtoi Enver Hoxha se do ta festojnë 29 nëntorin ditën e Jugosllavisë së re, Turqisë nuk ka dokumente që ia premtoi Ismail Qemali a Luigj Gurakuqi, nuk ia premtoi as një lider shqiptarë. Megjithatë festat e turkut vazhdojmë t’i festojmë më me fanatizëm se sa vet turku.

Nipat e Enverit i mbeten besnikë premtimit të diktatorit shqiptar që ia bëri diktatorit Tito. Nipat e Baba Dovletit janë edhe më besnik në mbajtjen e festave turke. A ka diçka të sëmurë në gjenin tonë? Apo jemi popull dele, që na heqin për hunde një grusht jeniçerësh nga kreu i shtetit?

Pushtetarët bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, opozita nuk e njeh si datë çlirimi

Lini një Përgjigje

Vdiq aktori që luajti rolin e Darth Vader në Star Wars

Agim Veliu: Ne i kemi humbur zgjedhjet