in

PSD me aksion simbolik: I gjithë pushteti sovjetëve

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik lidhur me zgjedhjet në Kosovë, me mbishkrimin “I gjithë pushteti i sovjetëve”.

PSD thekson se kjo parullë, e përdorur para një shekulli përshkruan mirë domethënien e zgjedhjeve në Kosovë, ku në emër të lirisë, demokracisë e zhvillimit po shkojmë drejt një autokracie me tendencë totalitare.

“’Krejt pushteti sovjetëve’ ishte parullë bolshevike kundër aleatëve liberal dhe kundër institucioneve qendrore, drejt sovjetëve që ishin këshillat e punëtorëve. Në ditët e para brenda sovjetëve ishte partia; pastaj sovjetët u bënë instrumente të partisë; partinë ndërkohë e merr në kontroll rrethi i ngushtë i pararojës; për t’u qendërzuar në fund në duart e një njeriu”, thekson kjo parti.

“I njëjtë është procesi këtu. Në emër të luftës ndaj regjimit të vjetër po na përvidhet një “shpëtimtar”. Ky shpëtimtar para pak kohësh ndërroi statutin partiak dhe mori kompetencat për vete; pastaj, mësynë presidencën dhe e shndërruan në zyre partie; në radhe ishte sulmi ndaj KQZ-së; pastaj erdhi slogani ‘krejt pushteti sovjetëve’ në versionin kosovar. Të gjitha për liderin suprem! Populli është një, vullneti i tij trupëzohet tek lideri supreme.

Dy zyrtarë policorë kanë marrë lëndime të lehta trupore gjatë përleshjes me aktivistët e Partisë Socialdemokratike (PSD), e cila ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, ky aktivitet ka qenë i paparalajmëruar nga aktivistët e kësaj partie.

“Sot rreth orës 12:15 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare”, ka thënë Borovci.

Siç tha ai si pasojë e veprimeve të lartcekura dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafite.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, ka thënë ndër të tjera Borovci për Telegrafin. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Hoti: Fillimi i Lëvizjes për pajtim të ngatërresave, plagëve e gjaqeve

Rusia reagon pas deklaratës së Haradinajt për Shqipërinë e Madhe