in

Prurje të konsiderueshme të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka njoftuar se të dyja liqenet akumuluese, i Batllavës dhe ai i Badocit, kanë pasur prurje të mira pas reshjeve të fundit të shiut.

Kështu që niveli i ujit në të dyja liqenet, pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë, është rritur mbi 3 metra.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes.

Lini një Përgjigje

AAK-ja dhe PSHDK-ja garojnë së bashku në zgjedhje

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve