in

Protestues dhe policë të vrarë në protestat në Iran

Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e marra gjatë protestave masive në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

Një guvernator rajonal konfirmoi se katër protestues kanë vdekur gjatë protestave, ndërkaq një grup për të drejtat e njeriut tha se edhe një protestues që ishte plagosur, ka vdekur.

Vdekja e Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit, ka nxitur protesta në mbarë Iranin.

Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit.

Në protesta, shumë gra iraniane kanë hequr shamitë e kokës.

Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi të mërkurën se më 20 shtator në qytetin Shiraz pas protestave të dhunshme.

“Mbrëmjen e së martës, disa persona u përleshën me zyrtarët policorë dhe si rezultat i përleshjeve, një asistent policor u vra. Në këtë incident, katër zyrtarë policorë u plagosën në Shiraz”, raportoi IRNA.

Pesëmbëdhjetë protestues u arrestuan në Shiraz më 20 shtator, tha IRNA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Islami është fatkeqësia jonë kombëtare

Protesta të përgjakshme të vajzave e grave në Iran kundër shamive