in

Protesta në Itali

Milano, Torino,Napoli dhe Trieste janë përfshirë nga protesta të dhunshme mbrëmjen e sotmekundër masave bllokuese ndaj Covid-19 që kanë hyrë në fuqi me dekretin eri.Tregtarë, pronarë restorantesh, trajnerë sporti, organizata dhe lëvizjeneofashiste dolën në rrugë. Kryetarët e bashkive deklaruan se kanë nevojë përveprime konkrete, ndërsa paralajmëruan se do të bëjnë gjithçka për të ndaluardhunën”.

Në Torino, protestuesit hodhën fishekzjarre dheshishe molotovi kundër policisë dhe thyen vitrinat e dyqaneve. Protesta kundër“diktaturës, shtetrrethimit dhe bllokimit” nisi të mblidhej në orën 20.30. Trepërplasje të forta me policinë. Fillimisht ndaj tyre u hodhën dy fishekzjarretë mëdhenj. Në përplasjen e dytë pati 5 të shoqëruar. Në përplasjen e tretë njëdjalë u plagos në kokë. Policia iu përgjigj dhunës së protestuesve me gazlotsjellës. Demonstruesit përmbysën koshat e plehrave dhe dëmtuan vitrinat edyqaneve.

Kokteje molotovi bllokuan trafikun në qendër tëMilanos. U dëmtuanpengesat e përdorura për biçikletat, u përmbysën koshat. Njëkoktej molotov u hodh drejt një makine të policisë lokale.

Në Trieste u hodhën fishekzjarre dhe shashkatymyese ndaj prefekturës.Në shesh marshuan mijëra pronarë të baresh,restorantesh, dyqane ëmbëlsirash, palestrash dhe pishinash.

Në Napoli dy tentativa për grumbullime, i pariçoi në shesh 300 demonstrues, ndërsa i dyti u shpërnda pa incidente.

Protesta pati dhe në Romë, Viareggio, Parma,Catania, Pescara ,Vicenza, Perugia , Genoa, Foggia, Pesaro, Trieste, Bolonja,Firence, Lecce, Campobasso, Sanremo etj.

Lini një Përgjigje

Në Itali qarkullojnë 5 variante të covid-19

Tramp mund të përballet me një skenar si të Xhimi Karterit