in

Promovimi i "Kosovës" I-VIII në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Sot në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u bë promovini i veprës historiografike “Kosova”V-VIII  të historianit Jusuf Buxhovi. Në këtë pomovim morën pjesë akademikë të njohur shqiptarë, historianë dhe intelektual të shumtë, si Rektori i Studimeve Albanologjike, prof dr Luan Përzhita, akademikët Neritan Ceka dhe Nestor Thereska,  historiani prof dr Hadan Bello, shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, etnografja Luljeta Dano, ambasadori Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi si dhe ish  ambasadorët e Shqipërisë Islam Lauka, Mal Berisha dhe të tjerë nga radhët e shtypit dhe të  qarqeve intekektuale të Tiranës.Rreth veprës dë Buxhovit folën, ambasadori Avni Spahiu, përkthyes i veprave në anglisht,  veprën e cilësoi hap të rëndësishëm në demistifikimin e gënjeshtrave të historiografisë serbe. Ndërsa  rektori i  Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof, dr. Luan Përzhita,  e quajti vepër të rëndësishme të historiografisë shqiptare, që ndriçon shumë çështje antike të Dardanisë si qendër e botës ilire. Nikollë Camaj, foli rreth  diapazonit historiografik të autorit në letërsi që asaj i kanë dhënë dimension antologjik. Rexhep Shahu  foli rreth Buxhovit si publicist të kohës së kthesave historike. Në fund, akademik  Neritan Ceka falëmendëroi në emër të nikoçirit. Theksoi se vepra e Buxhovit meriton vemendje për çështjet e hapura si dhe guximin që të thyhen stereotipet ideologjike dhe ato që i ka vu historiografia  serbe, që duhet të rishqyrtohe në përputhje me faktet.

Në fund, autori Buxhovi theksoi se ndjehet i nderuar që veprës së tij, më më fund , iu hapëm dyert në Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, me të cilën, tha se ka dallime dhe kundërshtime për shumë çështje, por që atobduhet të çojnë te njohja e të vertetës jashtë kornizsve ideplogjike  dhe të lumitrve të historiografisë  hegjemoniste serbe.Promovimi u udhëhoq me shumë sukses nga Ambasador Flamur Gashi, ish gazetar dhe ish  ambasador i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vuçiq, njeriu i Moskës që qeveris në Beograd

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi përplaset me Vuçiçin në Kuvendin e Serbisë